Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ironizuar aktet e dhunës së deputetëve të Rithemelimit dhe të grupit ‘Bardhi’ gjatë seancës plenare të ditës së djeshme në Kuvend.
Teksa ka publikuar një video, ku deputeti Gazment Bardhi hyn në Kuvend, Braçe ka ironizuar veprimin e tij të hedhjes së palltos duke e krahasuar me trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri i cili bën të njëjtat veprime kur ndeshja nuk shkon në favor të skuadrës së tij.
“Ka ardh Allegri në Parlament.
Eshë masku Kaz Bardhi! E hedh pallton po njesoj, kthilth ndaj lojtareve po njesoj;
I vetmi ndryshim eshte qe Kazi e do Salihun me shume se sa Allegri donte Agnellin”- shkruan Braçe krahas videos së postuar në Instagram.
https://www.instagram.com/reel/C2_6JKdNAJK/?utm_source=ig_web_copy_link