Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka reaguar pas pezullimit të fluturimeve në Rinas, pasi kontrollorët ndaluan punën duke shpallur paaftësi, me arsyetimin se ishin të stresuar nga ulja e pagës.
Braçe shkruan se e gjithë situata e krijuar është “politikë e pastër” dhe se pas saj qëndrojnë Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
“Është kriminale! Çnjerëzore! Është politikë e pastër dhe e një dysheje që po e dhunon këtë vend, Sali Berishës e Ilir Metës! Një pyetje kam për çdokënd në këtë vend: Këtë doni? Do e lini veten, jetën tuaj në dore të dy politikanëve që për pesë leke më shume rrezikojnë jetën tuaj?”, thotë Braçe.
Në lidhje me kontrollorët, Braçe thotë se nuk është më çështje parash, por besimi dhe se atyre nuk mund t’u besohet më siguria kombëtare.
“Llasticat pengmarrësë të Rinasit!
A i besohet më këtyre njerëzve? A i besohet më siguria kombëtare këtyre njerëzve? A i besohet me siguria e jetës se gjithkujt këtyre njerëzve? Kurrë më! Për asnjë rroge! Për asnjë rritje rroge! Këta njerëz kane humbur besimin e gjithkujt, çdonjërit; Siguria kombëtare dhe siguria e jetës nuk i besohet me këtyre njerëzve. Pra, nuk është më çështje parash, është pastër çështje besimi!
Imagjinoni te jeni ne ajër dhe disa prej këtyre të thonë: Rrini aty ne ajër sa te marre unë ca leke; ose kthehu pas sa të marr unë ca leke! Këtu vdes besimi tek ta! Dhjetëra njerëz sot mbeten andej dhe këtej kufiri, te sëmurë, ne situate kurimi, ne situate planifikimi ndërhyrjesh kirurgjikale, por edhe me keq, i shuar e ne arkëmort ne udhëtimin e fundit për ne ketë vend.
Është kriminale! Çnjerëzore! Është politike e pastër dhe e një dysheje qe po e dhunon këtë vend, Sali Berishës e Ilir Metës! Një pyetje kam për çdokënd ne këtë vend: Këtë doni? Do e lini veten, jetën tuaj ne dore te dy politikane që për pese leke me shume rrezikojmë jetën tuaj?”, thotë Braçe.