Zv-kryeminstri Erion Braçe ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat lidhur me çështjen e dënimit për kreun e kadastrës Durrës.
Braçe u shpreh se: “Askush nga palët në këtë çështje nuk janë ankuar apo kallëzuar për procedurën e ndjekur në zyrën e shtetit. Shteti nuk i është shkaktuar ndonjë dëm, zero. Kush ka kallëzuar? Një njeri anonim.
Ka kallëzuar një anonim pa lidhje për çështjen. Unë e kam këtë kallëzim që prokurori ia fshehu dje gjykatës. Ku prokuror lëvdohet për këtë kallëzim. Në asnjë resht të tij, kallëzuesi nuk përmend drejtorin për ndonjë shkelje.
Ky prokuror ka marrë një kallëzim anonim. Prokurori gënjeu dje kur tha se kontratat e sipërmarrësve janë në përqindje me pjesën takuese. Unë kam të gjitha kontratat, ku pjesa takuese është me objektin për çdo pronar.
Kompania Lura sh.p.k ka ndërtuar me çdo leje të mundshme me marrëveshje dhe kontrata legale, kompleksin Lura 3. ka aplikuar për të marrë sipas ligjit çdo leje, dhe i është shërbyer sipas ligjit sipas lejeve të marra më herët.
Nuk ka lidhje as me grabitje tokash e pronash në Gjirin e Lalzit as me legalizime objektesh që nuk janë ndërtuar kurrë më parë. As investitori, as ndërtuesi as pronarët e truallit nuk kanë kallëzuar për procedurën e ndjekur në zyrat e shtetit.
Asnjëri prej tyre nuk i është shkaktuar ndonjë dëm qoftë fizik, qoftë monetar. Kush ka kallëzuar dhe a është i dëmtuar ai? Ka kallëzuar një njeri anonim, pa lidhje me çështjen fare.
Kallëzimi i është drejtuar specifikisht këtij prokurori. Unë ja kam dalë ta kem këtë kallëzim që prokurori ja fshehu dje gjykatës. Drejtuar Arjan Ndojës, madje lëvdohet ky prokuror në këtë kallëzim, janë 5 faqe.
Kallëzuesi nuk përmend në asnjë rresht të tij drejtorin e ASHK-së. Ky prokuror ka marrë kallëzim nga shtetas anonim por njohës i procedurës së ASHK-së ku akuzohen nëpunës të tjerë, por jo drejtori i ASHK-së i vënë nën akuzë nga ky prokuror. Ky fakt ju fsheh dje gjykatës.
Prokurori mashtroi dje gjykatën ky si pikënisje të hetimit bëri policinë e Durrësit, edhe kur tha se kontratat e sipërmarrjes mes investitorit dhe pronarit të truallit janë me përqindje duke synuar të mbështesë akuzën për tjetërsim të pasurisë.
Kontratat në të vërtetë janë të administruara në ASHK dhe janë individualizuar me pronar për çdo objekt. Bëhet fjalë për apartamente me metra katror individualizuar”, tha Braçe.