Deputeti socialist Erion Braçe i ftuar në emisionin “Top Story”, tha se ish-deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi ishin në rangun më të ulët nga shtatë të sanksionuarit nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së.
Ai theksoi se vetëm qeveria me në krye Edi Ramën mund ta zgjidhë përhapjen e korrupsionit dhe veprimtarive kriminale në vend.
“Po të shikosh shtatë individët e sanksionuar, rangu më i ulët janë dy personat që janë sanksionuar në Shqipëri. Vetëm kjo qeveri mund ta zgjidhë këtë, është sfidë, duhet të jetë angazhim prioritar i PS-së. Korrupsioni luftohet me shembuj, po nuk patën reforma që zvarriten do të vijnë të trokasin. Ata që kanë dalë ose kanë qenë brenda ose nuk kanë qenë fare”, tha Braçe.