Deputeti socialist dhe zv. Kryeministri Erion Braçe është rikthyer edhe njëherë pas në kohë duke kujtuar 26 majin e 23 viteve më parë ku opozita e asaj kohe u d.hunua b.arbarisht nga shteti dhe policia e asaj kohe.
Braçe kujton ditën të cilen, Shteti-policia, SHIK, policite e tjera-tatimore etj, gangsteret e rrugeve te a.rmatosur, sulmoi qendrat e votimit, d.hunoi b.arbarisht komisioneret e opozites socialiste, diku si ne Berat i perzuri nga qendrat e votimit, mori kontrollin e tyre dhe ne fund, shkroi nje rezultat te rreme.
Vete Braçe ka qene “v.iktime’ e asaj d.hune, dhe sot, 23 vite me pas, teksa kujton tmerrin e atyre diteve, duke postuar edhe fotot e d.hunes, ne faqen e tij ne Facebook ka nje paralajmerim te forte.
“Kush mendon se do te munde e zhbeje Partine Socialiste me d.hune, ta harroje!
Kjo parti-pavaresisht se ndryshon, perterihet, ka genin e 1996-tes te patjetersueshem!”- thekson Braçe.
Braçe shkruan se një ditë më pas, në 27 maj, për fashizmin oriental te Sali Berishes, ishte dita e hallit, rezultatit qesharak qe kish shkruar per gjithe naten, qe nuk gjendej ne kuti, as ne popull.
Ja statusi i plotë i Braçes:
1.Pardje ishte 26 maj, 23 vite me pas nga dita, te cilen, fashizmi oriental e ktheu ne diten me te d.hunshme elektorale ne historine e re-30 vjecare, te vendit;
Diten te cilen, Shteti-policia, SHIK, policite e tjera-tatimore etj, gangsteret e rrugeve te a.rmatosur, sulmoi qendrat e votimit, d.hunoi barbarisht komisioneret e opozites socialiste, diku si ne Berat i perzuri nga qendrat e votimit, mori kontrollin e tyre dhe ne fund, shkroi nje rezultat te rreme, te pamaterializuar ne kuti votimi edhe pse zgjedhes e komisionere u luftuan, e shpalli zyrtarisht ate!
Edhe pse nje dite e tille per fashizmin oriental te Sali Berishes ishte dite triumfi, Partia Socialiste nuk u nenshtrua, nuk u mbyll, nuk u zhbe, u rikthye ne beteje, me genin e pamposhtur te nje te majte qe fashizmin e ka mundur perhere!
Nje dite me pas, ne 27 maj, per fashizmin oriental te Sali Berishes, ishte dita e hallit, rezultatit qesharak qe kish shkruar per gjithe naten, qe nuk gjendej ne kuti, as ne popull;
Une, pas barbarise se nje dite me pare ne Berat, u shpalla fitues nga zemergjeresia e fashizmit me, 50. 06% ne nje zone njeemerore ne kete qark!
Me fytyren e copetuar, enjtur e fryre, rrija perballe fytyres se bukur te ikones se urryer te televizionit te pushtetit dhe pyesja me ze: c’e dua une kete mandat?!
Nje dite me pas, si sot, 28 maj, beteja jone kete here per zgjedhje te lira e demokraci, zbriti ne shesh, poshte Skenderbeut, ku shteti-policia, SHIK, policite, gangsteret e rrugeve te thirrur ne force, kishin organizuar teatrin e d.hunes!
Produkti eshte ne disa prej ketyre fotove;
Udheheqes se opozites socialiste, opozites tjeter bashkuar me ne, burra e gra, te rinj, gazetare, te r.rahur b.arbarisht e lare ne g.jak ne sheshin historik te Tiranes!
2.I risolla keto tre dite, per te thene se:
Kush mendon se do te munde e zhbeje Partine Socialiste me d.hune, ta harroje!
Kjo parti-pavaresisht se ndryshon, perterihet, ka genin e 1996-tes te patjetersueshem!
Urrejta e perditshme e fashizmit oriental ndaj nesh, nuk na tjeterson, nuk na nxjerr nga shinat e lirise, demokracise dhe zgjedhjeve te lira, te drejta e te barabarta, vendosur nga populli!