Nënkryetari Edi Paloka, ka komentuar dorëheqjen e Eno Bozdos nga Komisioni i Zgjedhjeve.
Sipas tij, Bozdo, që mbrëmë, kërkoi kohë për çështjet e tij, për të vendosur
“Kandidaturat i përzgjedh kryesia, jo komisioni.
Kam besimin e plotë se ky komision do të krijojë kushtet dhe nuk do të ketë asnjë arsye për kontestim.
Bozdo, që mbrëmë, kërkoi kohë për çështjet e tij, për të vendosur. Nuk e di arsyen.
Ne vendosëm ta kalojmë listën ashtu siç ishte, duke pasur parasysh që ishte edhe zoti Gjata si zëvendësues.
Ishte një çështje proceduriale.
Dorëheqja e tij nuk ka asnjë lidhje me komisionin, është një gjë që e diskutuam që mbrëmë”, tha ai për A2.