Sipas një studimi të fundit të realizuar nga ekspertë të shëndetit publik, virolog, epidemiolog dhe specialistë të sëmundjeve infektive në Britaninë e Madhe, duhet që Covid-19 të neutralizohet shpejt pasi vaksinat në pak kohë nuk do jenë të efektshme. Kjo për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme të varianteve të reja.
Parashikimi vjen nga dy të tretat e të anketuarve, sipas Aleancës së Vaksinave të Popullit, një koalicion i organizatave jofitimprurëse si “Amnesty International”, “Oxfam” dhe “UNAIDS”, të cilët kryen sondazhin tek 77 shkencëtarë nga 28 vende.
Gati një e treta e të anketuarve treguan se afati kohor ishte me gjasë nëntë muaj ose më pak, që vaksinat aktuale të funksiononin.
Mbulimi i paktë me vaksina në shumë vende do ta bënte më të mundshme shfaqjen e mutacioneve rezistente ndaj vaksinave, thanë 88% e të anketuarve, të cilët punojnë nëpër institucione të shquara në aspektin shëndetësor të tilla si Universiteti “Johns Hopkins”, “Yale”, Kolegji Imperial, Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër dhe Universiteti i Edinburgut.
“Mutacione të reja lindin çdo ditë. Ndonjëherë ata gjejnë një vend që i bën ata më të aftë se paraardhësit e tyre. Këto variante mund të transmetohen më shpejtë dhe të shmangin përgjigjet imune ndaj vaksinave, ”tha Gregg Gonsalves, profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Yale.
Ai deklaroi se në qoftë se nuk vaksinojmë më shumë, ne e lëmë fushën e lojës të hapur për gjithnjë e më shumë mutacione, të cilat mund të shkatërrojnë variantet që mund të shmangin vaksinat aktuale dhe të kërkojnë vaksina të tjera.
Sipas ekspertëve ato nuk ka gjasa të arrihen nga vendet e varfëra, duke pasur parasysh që ky grup vaksinash janë shumë më të kushtueshme dhe kanë kërkesa relativisht të vështira për ruajtjen e temperaturës.
Ndërkohë, vendet e pasura me burime si Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA kanë administruar të paktën një dozë vaksine në më shumë se një të katërtën e popullsisë së tyre dhe kanë siguruar qindra miliona furnizime.
Në të kundërt, kombe të tilla si Afrika e Jugut dhe Tajlanda nuk kanë arritur të marrin vaksina as në 1% të popullsisë së tyre. Disa vende ende nuk kanë administruar dozën e tyre të parë.
“Urgjenca që ne shohim në kombet e pasura për të vaksinuar popullatat e tyre, duke synuar të gjithë të rriturit deri në verë, thjesht nuk pasqyrohet globalisht. Në vend të kësaj, ne kemi Covax që synon të dërgojë vaksina tek 27% e popullatës së varfër deri në fund të vitit nëse do menaxhohet si duhet por kjo nuk është një zgjidhje e mirë”, tha Max Lawson, shefi i politikës së pabarazisë në organizatën Oxfam dhe kryetari i Aleancës së Vaksinave të Popullit. Ndërkaq ai i bën thirrje zhvilluesëve të vaksinave Covid-19 të ndajnë teknologjinë dhe pronën e tyre intelektuale për të rritur prodhimin.
Covax koalicioni global i iniciativës së vaksinave që synon t’i kundërvihet të ashtuquajturit nacionalizëm vaksinash, shpreson të jetë në gjendje të furnizojë të paktën 27% të popullsisë së vendeve me të ardhura më të ulëta me vaksina në 2021./Marrë nga “The Guardian”, përshtati “Si”