Pas rrëzimit në një tribunë pas fjalimit në Akademinë e Forcave Ajrore të enjten, presidenti i SHBA-së është përballur me një tjetër incident.
Mediat e huaja, kanë publikuar një video ku shihet se Biden goditet kokën teksa po zbriste nga helikopteri Marine One.
Ndërkohë, duke folur nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, ai përshëndeti kompromisin midis demokratëve dhe republikanëve në Kongres dhe miratimin e një projektligji që pezullon kufirin e borxhit deri në vitin 2025.