Përveç parave publike në shëndetësi, kontrabandisti i ilaçeve Sokol Topçiu dhe ministërja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thonë se ndajnë edhe pasione të tjera. Ministërja dyshohet se është një nga frekuentueset e fshehta të hahtit të Topçiu, i cili ka pasion edhe fluturimet.
Madje, Topçiu mburret nëpër tavolina me shokët, teksa e quan ministren ‘anti-helmi im’. Në fakt është vetë Topçiu që mburret se e shëtit kur të dojë ministren me jahtin e tij, madje edhe me parashutat fluturuese, ndërsa drejtorët nëpër ministri bëjnë letrat për t’i dhënë tendera
Po le të ndalemi tek faktet konkrete që konsistojnë në ndarjen e parave publike.
Manastirliu i ka dhënë Topçiut ditë e fundit tenderin e radhës me vlerë rreth 300 mijë euro, gati një bakshish në raport me miliona euro që Topçiu ka marrë nga Manastirliu, përmes kompanisë së tij Ferma Net Albania.
Sokol Topçiu, një nga përfituesit e parave publike në shëndetësi, u arrestua me urdhër të Prokurorisë në tetor të vitit 2021, si pjesë e një grupi të organizuar me natyrë kriminale, i cili kishte ngritur një skemë për shitjen e ilaçeve kontrabandë gjatë pandemisë së COVID.
I njohur edhe si pika e dobët e Manastirliut, Topçiu doli shpejt nga burgu, duke u lënë në arrest shtëpie. Manastirliu nuk e braktisi Topçiun as kur ishte në burg dhe as gjatë arrestit shtëpiak. Topçiu, është nga të paktët klientë, që ka marrë tendera si gjatë burgut, ashtu edhe në arrest shtëpie.
Tendera nga arresti shtëpiak
I pasionuar pas fluturimeve, jahteve dhe pazareve, Sokol Topçiu, edhe pas goditjes nga prokuroria, vijoi të kalonte në llogaritë e tij paratë publike, falë një lidhje misterioze me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun, për të cilën mburret nëpër tavolina se e ka në ‘xhep’.
Në 19 maj 2022, Manastirliu i ka dhënë në tavolinë Topçiut tenderin për blerje Oxytocin me vlerë rreth 200 milionë lekë. Oferta e Farma Net Albania ishte sa fondi limit. Besohet se për këtë tender Topçiu ka dhënë 50 mijë euro ryshfet ose ka shëtitur Manastirliun në jaht.
Në shkurt të vitit 2022, ‘Farma Net Albania’ e Sokol Topçiu ka lidhur edhe kontratën e fundit me Spitalin e Traumës vlerë 77 milionë lekë për furnizimin me ilaçe.
Si gjithmonë, oferta fituese është gati sa fondi limit, për shkak se tenderat për bosin e mbi 100 farmacive janë të paracaktuar, por skandali qëndron se një kompani nën masë sigurimi për kontrabandë, vijon të marrë tendera.
Vetëm disa ditë para të se të arrestohej, Topçiu ka marrë nga Manastirliu një tender me vlerë rreth 2 milionë USD, për furnizim me materiale mbrojtëse anti-Covid.
Tenderi është zhvilluar me negocim pa garë, pra me pazar në tavolinë, duke mos u kujdesur as për të zhvilluar një garë të paktën farsë.
Oferta e Topçiut normalisht është sa fondi limit, ndërsa dyshohet se janë ndarë mes tij dhe Manastiruliut të paktën 1 milionë USD.
Që pasi Rama zëvendësoi Ilir Beqjan me Manastituliun, Sokol Topçiu u kthye në një nga përfituesit kryesor të parave në shëndetësi. Topçiu ka marrë rreth 200 tendera të dyshimtë nga Manastirliu dhe njerëzit e saj, ndërkohë që po zbatonte një skemë të shitjes së ilaçeve kontrabandë gjatë pandemisë. Tashmë duket qartë se fitimi i tij në çdo tender, duke futur ilaçe kontrabandë, ka qenë më shumë se sa 50 %.
Aktualisht, Sokol Topçiu, pasi doli nga qelia, po tenton të mbyllë dosjen penale duke blerë prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar në Tiranë.
Pazar me fiksimin e çmimeve
Krahas hetimit të Prokurorisë së Tiranës, ‘Farma Net Albania’ është hetuar edhe nga Autoriteti i Konkurrencës, gjatë vitit 2021, për pazare dhe marrëveshje të ndaluara me oligarkët e tjetër të shëndetësisë, me qëllim për të fiksuar çmimet për barnat dhe produktet paramjekësore.
Autoriteti i Konkurrencës ka konkluduar se kompania e Sokol Topçiut, ‘Farma Net Albania’, është bërë pjesë e kartelit për deformimin e tregut të importit dhe tregimit të maskave, dezinfektantëve dhe termometrave.
Topçiu, në marrëveshje me oligarkët e tjerë, kanë ndërhyrë në treg, me qëllim rritjen e çmimit të produkteve, duke vjedhur shqiptarët gjatë pandemisë.
Në këtë rrethana, Autoriteti i Konkurrencës ka dalë me një vendim duke:
-Ndalua Farma Net Albania bëjë marrëveshje dhe/ose praktika të bashkërenduara, të cilat kanë si objekt ose pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg.
-Të mos caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi.
-Të mos kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet; të ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit.
-Në marrëdhëniet tregtare me palët e tjera, të mos zbatojnë kushte të ndryshme për transaksione të njëjta, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence;
-Të mos kushtëzojnë lidhjen e kontratave me pranimin nga palët e tjera kontraktuese të detyrimeve shtesë, që për nga natyra ose nga përdorimi i tyre tregtar, nuk kanë lidhje me objektin e këtyre kontratave.
Helmi i gjarprit
Ilaçi “viper venom serum” në flakonë 5 ml, një bar i paregjistruar, qarkullon në Shqipëri vetëm nga “Farma Net Albania”, nëpërmjet një autorizimi të posaçëm, të nënshkruar nga ministrja Ogerta Manastirliu.
Ky lloj medikamenti gjendet edhe në flakonë me sasi të ndryshme, përfshirë 1 ml dhe 10 ml.
Por, shumë tendera të zhvilluar nga strukturat spitalore specifikojnë që duan të blejë “viper venom” në flakonë 5 mililitra, pikërisht atë që ka ekskluzivitet kompania e Sokol Topçiut.
Në Maj 2020, “Farma Net Albania” u shpall fituese e një tenderi të Ministrisë së Shëndetësisë me vlerë rreth 800 milionë lekë të vjetra, pikërisht falë “ekskluzivitetit” të medikamentit kundër helmimit nga gjarpri.
Më tej, thuajse të gjithë strukturat shëndetësore, në Tiranë e në rrethe, në tenderat e tyre, kërkojnë të blejnë serumin “Viper Venom” në flakonë 5 mililitra, pikërisht atë që është ekskluzivitet i “Farma Net Albania”.
“Farma Net” ishte një kompani e anonime dhe modeste në tregun farmaceutik shqiptar, por befas u rrit pas një lidhje të Topçiut me Manastirliun.
Kjo rritje galoponte i atribuohet kryesisht shpalljes fituese të “Farma Net Albania” në tenderat pa garë dhe me procedura jo-transparente, të zhvilluara gjatë vitit 2020 nga Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat e saj të varësisë.