osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Bosi i drogës Gramoz Murataj vijon bastet online në të zezë, mbrojte nga policia dhe vëllezërit Xhafaj, pjesë e ndarjes së 10 licencave të lojërave të fatit

Bosi i drogës Gramoz Murataj vijon bastet online në të zezë, mbrojte nga policia dhe vëllezërit Xhafaj, pjesë e ndarjes së 10 licencave të lojërave të fatit

Me zhdukjen e ish bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, një luftë e nëndheshme ka nisur për ndarjen e licencave të bixhozit.

Disa muaj pas zhdukjes së Martinajt, qeveria nxori një nismë ligjore, e cila parashikon që të kthejë lojërat e fatit 5 vite pasi miratoi me bujë një ligj për ndalimin e tyre.

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Financave, Vasilika Vjero, pranoi në komisionet parlamentare se ndalimi me ligj kishte bërë që bastet të funksionin në mënyrë informale. 

“Qëllimi është për ta formalizuar, për ta taksuar”, u tha ajo deputetëve. 

Një nga bosët e basteve onlinë që vijon aktivitetin në të zezë është edhe bosi i drogës, Gramoz Murataj, lidhje e fortë e Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij Geron Xhafaj në punët e trafiqeve.

Murataj u arrestua në vitin 2020 pikërisht se ushtronte në Tiranë aktivitetin e lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme, por doli shpejt nga burgu për shkak të lidhjeve të forta politike, sidomos me Fatmir Xhafajn.

Gramoz Murataj është njëri nga pronarët e kompanisë së basteve “Eccobet” në Shqipëri, kompani të cilin ai e ka menaxhuar më vëllanë e tij Besnik Murataj. 

Murataj ka sot monopolin e basteve online “Eccobet” në Vlorë, ndërsa aktivitetin e ka shtrirë edhe në Fier, Durrës dhe Tiranë.

Bosi i trafikut të drogës jo vetëm vijon biznesin e bixhozit onlinë në të zezë, por është përfshirë edhe në luftën për territore dhe konkurrencë sidomos në Vlorë.

Disa ditë më parë, Murataj është përfshirë në një konflikt në Vlorë për ndarjen e pikave të paligjshme të lojërave të fatit EccoBet.

Sherri është mbuluar gjithashtu nga policia, për të evituar zhurmën dhe për të qëndruar sa më larg syrit të medias. Dhe SPAK-ut. Bosi i drogës kamandon dhe ka blerë segmente të Policisë në Vlorë.

Gramoz dhe Besnik Murataj pritet të marrin një nga 10 licencat që do të ndajë qeveria për lojërat e fatit.

Për të siguruar licencën, Murataj ka hedhur disa milionë euro dhe ka angazhuar një sekser me ndikim të madh, histori për të cilën do flasim në vijim.

Në shkurt të vitit 2020, Policia e Tiranës arrestoi bizesmenin, Gramoz Murataj gjatë aksionit për goditjen e lojërave të fatit dhe basteve online. Murataj ra në prangat e Policisë pasi dyshohet se ushtronte në kryeqytet aktivitetin e lojërave të fatit.

Gramoz Murataj është i dënuar në Itali për drogë, ndërsa sot ka tre kompani me licencë në vendin fqinj për lojërat e fatit. Murataj është cilësuar si një person shumë i afërt me ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe si mik i ngushtë i vëllait të tij, Geron Xhafaj.

Sa i përket dënimit në Itali, Murataj bashkë me vëllain e tij, Besnik Murataj dhe Geron Xhafën janë dënuar për  “Trafikim lëndësh narkotike”, nga Gjykata e Leçes, vendim ky i marrë në vitin 2004. Ai akuzohet se në Itali kryente trafik droge në bashkëpunim me Geron Xhafën. 

Gramoz Murataj i shpëtoi burgosjes në Itali dhe pasi u rikthye në atdhe hapi disa biznese, një ndër to edhe kompaninë e pikës së basteve, “Eccobet”. Madje, u përfshi edhe në skandalin e trukimit të ndeshjeve, zbuluar nga “EUFA”, duke qarkulluar miliona, me llogari me emra fals, nëpërmjet bankës.