osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bosët e Parlamentit, deputetët deklarojnë ora nga 15 mijë euro, makina mbi 60 mijë euro, dyqane dhe koleksione miliona euro me piktura

Bosët e Parlamentit, deputetët deklarojnë ora nga 15 mijë euro, makina mbi 60 mijë euro, dyqane dhe koleksione miliona euro me piktura

Parlamenti shqiptar prej vitesh është dominuar nga të fortët dhe nga të pasurit. Ligji i dekriminalizimit largoi shumë emra, ndërsa me ndryshimet e reja ligjore sa i takon reformës në drejtësi pritet të ulet dhe numri i biznesmenëve. Ndërkombëtarët gjithmonë kanë ngritur shqetësimin se ku i gjejnë financat partitë shqiptare dhe dyshimet janë se sponsor janë një pjesë e madhe e biznesmenëve. Gazeta prej ditësh e ka deklaruar se nevojitet dhe një veting në politikë, ku të ndahen ata që kanë vënë pasurinë me djersë dhe ata që nuk e justifikojnë.

Sa i takon kësaj, mes 10 emrave që gazeta po publikon pasurinë, ka dhe nga ata që kanë deklaruar përveç apartamenteve dhe objekte të shtrenjta. Deputeti Adnor Shameti është pronar i një autoveture tip ‘Mercedes Benz’, vlera 20.000 euro; Pronar me i një autoveture tip ‘ Hamer’, vlera 700.000 lekë; Bashkëshortja pronare e një autoveture tip ‘Mercedes Benz’, vlera 950.000 lekë; Bashkëshortja, pronare e një autoveture tip ‘Mercedes Benz’, 900.000 lekë; pronar i një ore “Rolex” çelik, vlera rreth 6.000 euro dhe i një ore “Bulgari” flori, vlera rreth 15.000 euro. Ndërsa deputeti Astrit Veliaj ka deklaruar se është pronar i një automjeti tip Land Rover/LG/Range Rover, vlera 24.500 euro dhe i një automjeti tip “Kia JÇ Sorento” blerë në vitin 2009, vlera 500.000 lekë. Deputeti Tom Doshi nga ana tjetër ka deklaruar se është pronar me 100 % i një autoveture, blerë 68.000 euro dhe i një makine tjetër blerë 20.000 euro. Po ashtu ka blerë një orë nga “La swiss”, 14 220 euro.

Anastas Angjeli nga ana tjetër ka deklaruar: Dyqan me sip. 99 m2, në Sarandë, me vlerë të paspecifikuar; Zotëron automjet me vlerë 50.915 dollarë, blerë nga të ardhurat familjare; Bashkëshortja zotëron dy automjete, njëri me vlerë 26.800 dollarë, blerë nëpërmjet qirasë financiare dhe tjetri me vlerë 28.000 dollarë; Deklaron si pasuri OJF-në Qendra Mesdheu, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, me vlerë 100.000 lekë.

Pasuria e Fatmir Velajt

Ndryshe nga emrat e mësipërm, ai që ka bërë habi në pasurinë e tij është deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Velaj. Ai ka deklaruar koleksione artistike me vlera shumë të larta. Më konkretisht ka deklaruar se është: Pronar me 83 % e një ap. banimi me sip. 85 m2 në Vlorë, vlera 5.000.000 lekë; Pronar i një makine tip ‘Chryesler Voyager’, vlera 2.000.000 lekë; Pronar i një koleksioni veprash personale prej 200 pikturash, vlera 80.000.000 lekë; Pronar i një koleksioni privat prej 60 pikturash të artistëve të huaj, vlera 40.000.000 lekë; Pronar i një koleksioni me 2000 fotografi artistike personale, vlera 30.000.000 lekë; Pronar i një koleksioni me 300 fotografi artistike nga artistë të huaj, dhuratë, vlera 15.000.000 lekë; 10.000 libra e katalogë me vetëautorësi botuar në Tiranë, Bukuresht, Bari, Kairo, vlera 10-40 euro secili, në total 1.200.000 euro.

Pasuria në politikë

Përveç Parlamentit, ka të pasur dhe në qeveri. Ka shumë ministra me pasuri mjaft të lartë. Por po ashtu ka Sekretarë ministrash dhe zv/ministra me pasuri mjaft të lartë. Qeveria ka premtuar se kur të ngrihet SPAK, do jetë ky organi që do kalojë në sitë të gjithë politikën. Ka shumë që kanë hetuar idenë e një vetingu të ngjashëm me atë në drejtësi, por për mazhorancën ILDK është institucioni që do të bëjë skanimin e tyre. Megjithatë deri më sot numri i emrave që kanë shkuar në burg nga politika për pasuritë është zero.