osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bos Mandit i plasi “bomba” në dorë, njëlloj si me trukimet

Bos Mandit i plasi “bomba” në dorë, njëlloj si me trukimet

Ndeshja e së premtes midis Skënderbeut dhe Partizanit, e para e këtij kampionati dhe njëherësh dueli më interesant e më i fortë i javës së parë, regjistroi një prej akteve më të shëmtuara të viteve të fundit në futbollin shqiptar. Një dhunë masive midis dy tifozerive, pa pasur ndonjë shkak të vecantë përpos rivalitetit, solli edhe dëmtime të shumta në impiantin e futbollit në Korçë dhe thirri në urgjencë forcat e rendit, pasi më parë kishin dalë “jashtë loje” stjuardët.

Ngjarja e Korcës na tregoi se ndeshjet e futbollit në Shqipëri pa polici prezente në stadium nuk bëhen, nuk kanë gjasë të përfundojnë normalisht dhe mund të shkaktojnë tragjedi. Stjuardët që aq shumë i reklamoi presidenti i FSHF-së Armand Duka nuk e kryen misionin dhe s’kishin si ta bënin këtë, kur 30 stjuardë gjithsej duhej të menaxhonin 5000 tifozë në stadium. Ndërhyrja e policisë, me eksperiencë dhe autoritet, vuri rregull.

“Stjuardët” e pretenduar si në kampionatet elitare perëndimore ishin një “bombë” e plasur në duart e Dukës, pasi që në takimin e parë të kampionatit të ri, për më tepër në një ndeshje ku luanin dy skuadra elitë, rezultuan të paefektshëm dhe një dështim i plotë.

Por, pyetja lind: Mos vallë Duka e plasi vetë këtë “bombë” për të shpëtuar klubet dhe federatën nga shpenzimet? Dihet që klubet nuk kanë kapacitete financiare në Shqipëri dhe menaxhimi i ndeshjeve me stjuardë është gati e pamundur. Duke vendosur dhunën e Korçës në plan të parë dhe nevojën për të rikthyer policinë në detyrë, duket se skenari ka funksionuar në mënyrë të mrekullueshme.

Në të kundërt, Dukës i ka plasur “bomba” në dorë me stjuardët, pasi asnjë klub në Shqipëri nuk ka kapacitete për të menaxhuar dhe ruajtur fushën e lojës nga invadimi i tifozëve dhe huliganëve.

Bos Mandi në krye të FSHF është padyshim strumbullari i të këqijave në futbollin tonë, sepse, në një institucion ku nuk ka demokraci të brendshme, që bën zgjedhje me njerëz të besuar të kryetarit, që merr vendime që i propozon vetë presidenti, nuk ka shanse të dalë ndonjë menaxhim i garës në përputhje me rregulloret dhe në interes të sportdashësve shqiptarë.

Shikoni si veproi Duka me të drejtën televizive! Ia shiti kompanisë ku është vetë aksioner, pra “Supersport”. Kjo është njëlloj sikur ministriy apo drejtori i një dikasteri të hapë tender për “x” projekt dhe projektin e fiton pikërisht kompania e ministrit ose drejtorit. Shkelje e hapur e ligjeve, sepse ka konflikt interesi, si dhe një veprim antimoral që nxit gjithkënd të bëjë sipas kokës së vet.

Një president federate që nuk është regjistruar ende zyrtarisht nga gjykata, që mbledh një Komitet Ekzekutiv me ca kukulla që miratojnë propozimet e tij, që shet të drejtën televizive të Superiores te kompania e vet dhe nxjerr jashtë loje televizionin publik, shkurt një president që shihet nga shumë aktorë dhe faktorë si shkaku i vërtetë i dhunës në futbollin shqiptar.

Pra ngjarja e Korcës, ku pati përleshje masive të tifozerive, një turp i futbollit shqiptar, duhet analizuar më thellë dhe përgjegjësit nuk duhen kërkuar gjetkë përvecse në zyrat e FSHF-së, atje ku Bos Mandi sillet si Enveri, vetë flet e vetë vulos, duke e cuar futbollin kombëtar drejt humnerës.

Rezultatet e ndeshjeve? E kush pyet për to, publiku ka kohë që i paragjykon dhe nuk është rastësi, pasi nëpërmjet federatës gjyqtarët ndikojnë në rezultatin e ndeshjeve, vetë presidentët bëjnë aleanca e pazare, ndërsa ndeshjet e kampionatit tonë luhen në handikapin aziatik dhe vetë kampionati shqiptar cilësohet nga vetë UEFA dhe FIFA si më i trukuari në Europë dhe në botë. /Pamfleti Sport