Ish-deputeti demokrat Sherefedin Shehu e cilësoi të paligjshëm ngritjen e bordit kombëtar për karburantet të cilën e paralajmëroi kryeministri Edi Rama në një komunikim LIVE me qytetarët,mbrëmjen e së enjtes, ku pjesë e tij sipas numrit një të qeverisë do të jenë dhe furnitorët kryesorë të naftës në vend.
Shehu tha se ka ikur koha kur ekonomia ishte e centralizuar, prandaj Rama nuk mund të diktojë çmime.
I ftuar në “Log.” në Abc me gazetarin Endri Xhafo, Shehu tha se Rama duhet t’i kundërpërgjigjur rritjes së çmimeve, me anë të paketave ekonomike që do u vinin në ndihmë qytetare.
Shehu: Unë këtë nuk e di. Ne nuk komandojmë çmimet sepse kemi lënë njëherë e mirë mbrapa ekonominë e centralizuar, Kryeministrit nuk duhet të thotë se nuk kam çfarë u bëj çmimeve, por çfarë do bëjë për qytetarët, ne jemi vendi më i keq sa i përket mbështetjes së shqiptarëve. FN tha në raportin e saj se Shqipëria ofroi 1.2 përqind të PBB gjatë pandemisë.
Shqiptarët kanë më shumë nevojë për mbështetje nga qeveria. Bordi i njoftuar nga kryeinistri është i paligjshëm, qeveria duhet të kundërpërgjigjej. Mbështetje direkte të qytetarëve, siç është ulja e taksave. Taksat ju merren bizneseve dhe ju ofrohen qytetarëve. Rritja e çmimit të energjisë në Shqipëri nuk ka pse ndodh, nëse ndodh kjo vjen për shkak të keqqeverisjes.
FMN tha se Shqipëria është e fundit sa i përket konvergjencës e BE. Ne duam të hyjmë në BE por se dimë se ne duhet të kemi të ardhurat sa gjysma e BE. FMN thotë se Shqipëria ka niveli të ulët të mbrojtjes sociale në Ballkan. Sipas FMN niveli i varfërisë në Shqipëri në 2021 ishte 31%.