Çmimi i naftës është ulur me 3 lekë dhe duke filluar nga dje në orën 18:00 do të shitet me 199 lekë për litër. Bordi i Transparencës bënë me dije se ulje të çmimit me 1 lekë ka pasuar edhe çmimi i benzinës, ku nga 178 lekë që ishte më parë do të shitet me 177 lekë për litër.
Sa i takon çmimit të gazit, ai është rritur me 10 lekë, nga 61 lekë që ishte më parë do të shitet me 71 lekë për litër. “Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 20 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë : Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 199 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 106 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 20 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, njoftoi Bordi i Transparencës.