osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bordelli mediatik dhe Salianji “heroik”

Bordelli mediatik dhe Salianji “heroik”

Dje Salianji u dënua për një inskenim, dhe jo shpifje, për çeshtjen tashmë të njohur Babale. E gjitha kjo e organizuar nga vetë njerëzit më të rendësishëm të kryesisë së PD me Lulin, Gazen e të tjerë….për të krijuar një skandal për të rrëzuar ministrin e brendshëm Fatmir Xhafa, nëpërmjet Agron Xhafës të vëllait Fatmirit, i cili merrej me trafik droge. Fatmiri mbulonte dhe i hapte rrugë si trafikant të vëllait me organet e policisë sipas filmit Babale.

Dua të ndalem pak në lidhje me Fatmirin. Edhe para 1990 kur ishte sekretar i Rinisë Partisë Punës dhe më pas hetues, jo që nuk bëhet fjalë për simpati, por kisha neveri se si krekosej në hakërrimin e tij, ashtu si shoku Sali si sekretar partie dhe gjithë takëmi i sekretarëve dhe spiunëve që merrnin në qafë jetë njerëzish kot.

Këtë bëri dhe PD-ja, si Sigurimi dikur duke inskenuar një situatë për të krijuar trazira për të rrëzuar qeverinë, pasi sapo ishte arrestuar ministri brendshëm Saimir Tahiri, dilte dhe Xhafa me të vëllain si trafikant dhe bëhej mullar.

PD i njeh mirë taktikat e Sigurimit, se me krijimin e saj PPSH i shkarkoi spiunët tek PD duke filluar me ata liderët studentorë të dhjetorit dhe ata që ndërruan teserat e kuqe me blu brenda natës se ashtu u dha urdhëri nga Komiteti Qëndror i PPSH-së.

Në këtë rast PD përdori talentin e ri të Llozhanit që se kap as sateliti në hartë, si bedel, njësoj si ato grupet e rinisë së Fatmirit në kohë të komunizmit.

Fatmirin le ta dënojnë për çfarë ka bërë gjatë komunizmit dhe me pas në qoftë se ka krime apo abuzime e korrupsion, ashtu siç u dënua i vëllai për trafik droge, por askush nuk ka të drejtë të sajojë një inskenim siç bëri PD me bedelin Salianji me çeshtjen Babale, nje akt i ndëshkueshëm, ordiner dhe i neveritëshëm.

Salianjin media dje na e paraqiste si një tribun të së vërtetës dhe fjalës së lirë dhe me arrestimin e tij po instalohej diktatura. Tani të gjithë duhet të jenë vigjilentë dhe të mbyllin gojën se po folën do të shkojnë në burg si Salianji.

Nuk ka ndodhur askund në botë një rast si ky, ku Salianji, shkonte nga një TV në një tjetër, sa ke Topi, Klani, MCN në të njëjtën orë. Sipas burimeve rrugën e hapte policia që të mbërrinte sa më shpejt. Me këtë u morën në emisionet e darkës dhe gjatë gjithë ditës Vizioni, Euronews dhe turli portali për rrezikun që po i kanoset demokracisë nga diktatura e Ramës dhe komunistët. Këta kanë në krye të opozitës tek rruga Elpidha që del për natë, komunistin e fundit që ka ngelur ne politikë si kryetar i një partie në të gjithë Europën Lindore, shokun Sali dhe i dizenjuar si minues i demokracisë dhe korrupsion madhor nga SHBA dhe Anglia.

Empathia që tregonin analistët për Salanjin, dhe shqetësimin që kishin si do ta rrëzojnë diktaturën, që nga Batoni me dorën n’zemër, Bushati i prehërit të shoqes Vito, Shkullaku (Bozhurja) e plot të tjerë që kanë bllokuar median çdo natë dhe janë po ky rreth i mbyllur që kanë përfituar dhe përfitojnë nga politika, si portavoçe të bandave politike dhe oligarkëve, duke i qëndruar porosive te pronarëve të mediave si prostituta të pimpave pronarë/e për të marrë në çdo dalje nga një TV në tjetrën 100 apo 200 dollarshin.

Kulmi arriti në emisionin “Top Story” kür drejtuesja e emisionit Duma, ju drejtua Lorenc Vangjelit, “…. Pusho se këtë çeshtje e ndjej në lëkure dhe e njoh shumë mirë…..” Gati u përlot dhe nuk përmbahej në nerv, që po i dënohej njeriu me te cilin ndan pushimet dhe text mesazhet…

Lorenc Vangjeli që trash zërin gjithmonë duke u impostuar dhe futur në meditim, përpara furisë së Dumës, u zhyt në kolltuk ku u bë si xhuxh maxhuxh, ju hollua zëri si pipëz dhe vëtem u dëgjua, “… që po, ne sot kemi të dënuar atë i cili do të jetë nesër kryetari PD-së.”

Lorenci u tremb nga Duma, se nesër ajo nuk e merr më si të ftuar dhe i ikin nga dora goxha te ardhura.

Kjo që ndodhi në “Top Story” është shkelje e rëndë etike dhe profesionale me konflikt interesi dhe përdorimi i një TV kombëtar (ç’kombëtar zeza) për agendë personale dhe duke tejkaluar çdo normë të etikes gazetareske dhe misionit të gazetarisë.

Por media shqiptare nuk ka mision dhe as nuk është pushtet i katërt, por një bordello lavirllëku dhe prostitucioni mediatiko-politik dhe kulturor ne funksion të përfitimit, nëpërmjet përdorimit të medias si revolver presioni për të marrë nga politika në bashkëpunim me oligarkinë financiare, atë qe duan duke përdorur analistët/et si prostituta te dritave të kuqe që predikojnë dhe moral se po sakrifikojnë për interesin publik.

Para dy vjetësh CNN network largoi nga puna një nga gazetarët më të aftë dhe me shikueshmerin më të lartë në Prime Time me FOX, ABC, CNBS, etc, gazetarin Chris Cuomo. Ai përdori programin e tij në mbrojtje të vëllait, Guvernatorit Andrew Cuomo për një skandal seksual. Emisionet e tjera të CNN mund ta trajtonin këtë çështje, por ky ishte në konflikt interesi dhe humbiste besueshmërinë. Paga e tij vjetore ishte 6 million dollar në vit. /Nga Ilir Demalia