Moderatorja shqiptare, Bora Zemani, ka habitur ndjekësit me deklaratën e fundit në rrjetin social “Instagram”. Bora e cila ka moderuar edhe këtë vit emisionin e dashurisë “Për’puthen”, së fundmi ka përfunduar edhe sezoni i çifteve mbi moshën 40 vjeçare.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, moderatorja ka uruar çiftin Ilir dhe Gilberta dhe po ashtu i ka habitur me një deklaratë ndjekësit. Ajo ka publikuar tri fotografi dhe tregon se ndihet e lumtur për përfundimin e sezonës “Për’puthen 40+”.
“Sa te emocionuar sot. Nje puntate speciale ashtu sic e meritonin ta permbyllnin “Per’puthen” Ilir Lara dhe Gilberta Simoni, Jam shume e lumtur per ju!
Ku ka kenaqesi me te madhe sesa kur protagonistet gjejne dashurine ne program. Ama “Per’puthja” e pare ne ekran ishim ne Arjan Konomi! Shkesi, si gjithmone, eshte Olsa Muhameti”, ishte mbishkrimi mbi fotografinë.