Thethi është izoluar nga bora e cila që prej një jave po bie në këto zona malore të veriut të vendit.Gjatë gjithë javës prej reshjeve të borës dhe ngricave, aksi ka qenë vëshirësisht i kalueshëm, ndërsa sot atje nuk mund të kalohet me asnjë mjet.Aktualisht të pakalueshme janë akset nga Boga në Theth, nga Fushë Okoli në Bogë dhe deri nga Rranxa në Theth.
Banorët e zonës kanë mbetur të bllokuar dhe afro 350 biznese që funksionojnë si bujtina i është paralizuar aktiviteti.Ata apelojnë për vëmendje pasi prej shumë vitesh kalojnë dimrin në izolim të plotë dhe me mungesa të mëdha të energjisë elektrike.