Në verilindje dhe juglindje ka rënë dëbora e parë, duke sjellë jo vetëm të ftohtin por dhe nisjen e sezonit të turizmit malor. Fshati turistik i Dardhës është gati për të pritur turistet.
Vendi është përfshirë nga një valë e ftohti ku temperaturat kanë zbritur në zero gradë në zonat malore. Në verilindje dhe juglindje ka rënë dëbora e parë, duke sjellë jo vetëm të ftohtin por dhe nisjen e sezonit të turizmit malor. Fshati turistik i Dardhës është gati për të pritur turistet.
Ulja e temperaturave ka sjellë dëborën e parë në qarkun juglindor të Korçës.
Fshati turistik i Dardhës është veshur me petkun e bardhë dhe operatorët turistik tashmë janë gati për të pritur të apasionuarit pas turizmin malor.
Rruga është e hapur dhe po punohet me fadroma sidomos në segmentin nga kilometri i 7 deri tek i 12-ti.
Nga kjo e shtunë, (18 nentor 2023) dëbora zbardhi dhe zonat malore të verilindjes. Majat e maleve në Diber dhe Bulqizë janë mbuluar nga bora, duke dhuruar një panoramë fanatstike. Edhe në Gramsh u regjistrua dëbora e parë në fshatin Rovje në lartësinë mbi 1450 metra mbi nivelin e detit.
Sipas shërbimit meteorologjik temperaturat minimale pësuan zbritje duke u luhatur nga 0-10 gradë dhe 14 -16°C ne zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.
Bien reshjet e para të dëborës në Gramsh. Ulja e temperaturave ka sjellë dëborën e parë në ne fshatin Rovje në lartësinë mbi 1450 metra mbi nivelin e detit
Ky fshat edhe pse gëzon bukuri të rralla natyrore nuk mundi të futej në projektin e njëqind fshatrave për zhvillimin e turizmit malor nga qeveria. Mungesa e infrastrukturës rrugore mungesa e investimeve në njësitë tregtare ka bërë që këto zona të mbeten të harruara.