osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Bonuçi zbulon detajet e sherrit të famshëm me Alegrin: Më shau, e përplasa për derë. Donte të më zhdukte nga Juventusi

Bonuçi zbulon detajet e sherrit të famshëm me Alegrin: Më shau, e përplasa për derë. Donte të më zhdukte nga Juventusi

Leonardo Bonuçi i kthehet edhe një herë një prej episodeve më të bujshme të karrierës së tij, sherirn e famshëm me trajnerin Masimiliano Alegri, e cili e dënoi duke e lënë jashtë ndeshjeve të Ligës së Kampioneve. Pamjet e tij të ulur në një stol i vetmuar në ndeshjen ndaj Portos, kanë hyrë në histori dhe ish-mbrojtësi ka zbuluar prapaskenat e asaj ngjarje.

“Te ndeshja e mëparshme Markizio ishte i vdekur pas një ore dhe unë i thashë që të zëvendësohej. Ai nuk dëshironte dhe unë i bëra shenjë Alegrit që të hiqte numrin 8. Pas pesë minutash ndryshon Sturaron me Rinkon. Unë i bëj gjeste dhe ai më shau, më tha që të mendoja të bëja lojtarin dhe diçka tjetër të tipit që jam një pa*ë. Janë të gjitha filmimet.

Në fund të ndeshjes Landuçi u mundua të më ndalte, unë e përplasa për derën e dhomave të zhveshjes. U sulmuam, derisa na ndanë. Pastaj i thashë që nuk kishte kuptuar çfarë i thashë, ai u nervozua përsëri, më nxorën jashtë dhe aty mbaroi. Por ai donte të më zhdukte nga ekipi. Klubi e mendoi. Unë humba ndeshjen me Porton pastaj rifillova të luaj, por diçka ishte thyer.

Gjatë negociatave më thanë që isha i rëndësishëm dhe Alegri ishte në fund të kontratës, por para finales në Kardif ia rinovuan. Gjë që ishte e drejtë, mos më keqkuptoni. Por pastaj doli që kisha bërë rrëmujë në dhomat e zhveshjeve në Kardif. Telefonova drejtorin për ta pyetur mos ishte e nevojshme që të përgënjeshtrohej gjithçka. M’u përgjigj që klubi nuk kishte pse të thoshte asgjë”, tregoi Bonuçi.

Por ai më pas tregoi edhe një prapaskenë që kishte lidhje me Sheznin, si dhe De Ligt, të cilët sipas tij vinin kufjet kur mbrojtësi fliste. “E ndjeva veten keq, flisja për të mirën e ekipit. Dhe kur e bëja, Shezni nuk ishte, ishte i mbyllur në banjë dhe nuk ju them se për çfarë, por e ka treguar vetë ai. Ai ka përmendur edhe De Ligt, por kishim një raport të mirë. Ishte te momenti kur braktisi futbollin dhe u kthye, ndoshta ishte konfuz. Jam i çuditur nga budallallëku që ka thënë”, deklaroi Bonuçi.