Ai…ajo…ata kanë dashnore. Këtë gjë të gjithë e dinë. Të gjithë flasin, por jo të gjithë guxojnë publikisht. Secili e mban në “xhep” këtë kartë të fundit sulmi, duke përgatitur shfaqjen për “bëmat” e amoralitetit.
Kjo lojë-fakt e ka shoqëruar gjithmonë politikën. Tamam si ato gratë e fshatit, që kur s’kanë më argument fillojnë e nxjerrin të palarat e njëra-tjetrës.
Por diçka nuk shkon me këtë diskreditimin, që politikanët marrin përsipër të bëjnë. Jo se është i kulluar moçali i administratës, po në të njëjtat ujra noton edhe politika.
Vetë Monika Kryemadhi “plasi” mbrëmë një “bombë dashnori” për një zyrtare të lartë që as emrin nuk i di.
Ndaj natyrshëm vjen pyetja: Pse pikërëshit në këtë moment Monika sulmon me “kartën e rëndë” për opinionin publik?!
Në fakt politika dhe zyrtarët e lartë janë të përfshirë në mënxyra më të rënda të korrupsionit dhe krimit, ama kur ju plasen “dashnorë/e”, ateherë diçka rrokulliset.
Me sa duket tashmë opozita Basha-Monika nuk po ia dalin me kauza “babalesh” dhe kanë hapur shënimet e dashnoreve për tu dukur spërfaqësues të morali dhe që të bëjnë namin për “imoralieti”. Nëse do të vazhdojë çfarë nuk do të dëgjojnë veshët tonë!
Por për fatin e tyre të keq rrjetet i furniziojnë çdo ditë qytetarët me bëmat e politikanve dhe druajm se do ketë histori shumë më të rënda pë historianen dhe historanin, se në fund të fundit fjalë janë, e kur nuk ke pulën do hash sorrën.
Ose Monika e ndjen rrezikun fare pranë dhe po nis hedhjen e gurëve në lumë për krijmin e vorbullave.