Presidenti Donald Trump në një tubim në Michigan ka insistuar edhe një here se virusi “sars covid 2” nuk është aq i rrezikshëm.
Presidenti ka hedhur akuza te forta ndaj mjekëve të cilët sipas tij po përfitojnë me raportimet e vdekjeve nga koronavirusi.
“Ju e dini që mjekët tanë marrin më shumë para nëse dikush vdes nga Covid. Në Gjermani dhe vendet e tjera, vdekjet karakterizohen ndryshe nëse duket se ka shkaqe të shumta.
Nëse ne Gjermani vdes dikush nga kanceri por ishte mbartës i virusit , mjekët do e raportojnë si vdekje nga kanceri. Tek ne kur kanë dyshime, zgjedhin Covidin”, tha Trump.