osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bollino tregon për herë të parë scoop-in që bëri në News24: Si do të rridhte historia nëse pamjet e 21 janarit do të mbeteshin në xhepin e një gazetari?!

Bollino tregon për herë të parë scoop-in që bëri në News24: Si do të rridhte historia nëse pamjet e 21 janarit do të mbeteshin në xhepin e një gazetari?!

Nga Denis Minga

Sot do ndalemi në një aspekt të veçantë, një nga ngjarjet që tronditi opinionin publik, që shënoi kthesën e 21 janarit, ka qene një video që vërtetoi që vrasjet ishin bërë nga garda, kjo video mban në të vërtetë një sekret, ka disa të pathëna që do i zbulojmë me gazetarët e mirënjohur, dhe një nga personazhet që e di këtë të vërtetën e kësaj video, Carlo Bollino, gazetar dhe në atë kohë, themelues dhe drejtues i News 24.

Ka qenë një ditë e gjatë, e nisur në transmetimin maratonë rreth 11:00 të paradites siç bën Tv dhe vazhdoi për orë të tëra, pati disa momente kur pas vrasjeve filluan reagimet e qeverisë shumë të forta që u shoqëruan dhe me një video e transmetuar nga TV KLAN, Berisha sapo kishte dalë në konferencë dhe deklaronte se protestuesit ishin vrarë me çadra pistoletë dhe video që transmetoi TV KLAN të jepte idenë sikur i jepte një lloj të drejtë kryeministrit

Bollino: Video e parë që ka dalë pasditen e 21 janarit, siç e ka treguar gazetari Mero Baze, është montuar nga një gazetar i RTSH-së që kishte një emision dhe mendonte se më këtë video mund të konfirmonte teorinë konspirative që Berisha kishte ndërtuar me qeverinë e tij dhe me mjekët që kishin dalë në konferencë publike duke konfirmuar që plumbat që kishin vrarë demonstruesit ishin nga afër dhe vrasësi duhet ishte mes demonstruesve. Kjo video pra, që është realizuar nga një gazetar i RTSH dhe i është dorëzuar Berishës dhe Bashës, më pas ata ia kanë kaluar TV KLAN, që kujtojmë atëherë ishte shumë afër me qeverinë.

Kjo ka qenë video e parë që në një farë mënyrë jepte idenë se çfarë vrasjesh kishin ndodhur…

Bollino: Vrasja ka ndodhur në orët e para të pasdites dhe kjo video është transmetuar rreth orës 19:30 të darkës. Është video e parë dhe e vetme, dhe kjo është një nga çudirat e 21 janarit: E gjithë protesta dhe vrasjet janë transmetuar live nga pothuajse të gjitha televizionet, atëherë nuk kishte kaq shumë televizione informative që janë sot, por megjithatë, nga tv informative duke përfshirë edhe News24 që drejtoja, që e kishte bërë një non stop disa oresh. Gjithë kamerat ishin pozicionuar përballë Kryeministrisë, por gjatë transmetimit live, ndoshta ky momenti i vrasjes nuk është evidentuar për shkak se kishte tension, shumë zhurmë, frikë në momentin e transmetimit.

Për shkak të transmetimit dinamik, unë kam qenë vetë në fakt live dhe nuk e kisha kuptuar se nga cila pjesë e kryeministrisë lëshoheshin plumbat, ishte një situatë jo e qartë në minutat e para…

Bollino: Nëse do të rindërtojmë nga pikëpamja kronologjike ne kemi: Vrasjet, 3-4 orë të mistershme, çfarë ka ndodhur, kush ka qëlluar, deklaratën e Berishës që ka teorizuar vrasjen me stilolaps pistoletë dhe armatime misterioze, deklarata e mjekut të spitalit Ushtarak, video të transmetuar nga Klan dhe te montuar nga nja gazetar i RTSH (të dy afër qeverisë) që e konfirmonte. Asnjë TV tjetër deri në orën 22:30 nuk ka publikuar asnjë video apo versione alternative.

Ky ishte versioni përfundimtar pothuajse, Rama ishte lider i opozitës i akuzuar si organizator i vrasjeve nga makineria e propagandës dhe ishte ndoshta në pritje të një urdhër-arrestit se fryma që qarkullonte edhe në mediat qeveritare, por edhe nëpërmjet mediave të tjera të mbështetura fort nga denoncimet e kryeministrit të atëhershëm Berisha dhe Bashës ishte që kjo ishte një vrasje e shkaktuar nga demonstruesit, siç e konfirmojnë edhe mjekët edhe pamjet. Skenari ishte i gatshëm i përgatitur për t’iu shitur opinionit publik.

Unë isha në Itali, në Bari se isha drejtues i gazetës “La Gazzetta del Mezzogiorno”, bashkë me Albën, që është bashkëshortja ime që është gazetare e që punonte duke ndjekur aktivitetet e Tiranës, si ka bërë gjithmonë. Duke parë dhe riparë këto pamje te Klanit kemi thënë që këto janë pamje të prera, pra nga pamjet mungonte diçka. Alba ka komunikuar me redaktoren e turnit në News 24, ishte Eriselda, mos gaboj dhe i ka kërkuar të shikonim gjithë pamjet që kemi regjistruar, sepse dyshuam se duhet të kishim pamje me plan më të madh te regjistruar gjatë live. Si funksionon transmetimi live?

Ne kishim dy kamera, të dyja ishin lidhur me regjinë, dhe të dyja transmetonin në mënyrë alternative pamje nga plane të ndryshme, por të gjithë kamerat kanë brenda një memory card (karta e memorjes) ose kaseta, pra kamera regjistron pavarësisht transemtimit. Në fakt në plane të regjistrura gjatë live nuk kishim të qartë momentin kur Garda qëllonte, sepse regjia rastësisht kishte ndryshuar pozicion. Në atë moment na ka ardhur në ndihmë regjisori, që na tha që ne kemi edhe kaseta të kamerës qe mund të ketë dhe pamje të tjera.

Po kush e ka? Ky ishte misteri i parë. Kaseta ishte marrë nga kameraman i televizionit dhe ishte futur në xhep të një gazetari që në vend që ta sillte në redaksi për ta transmetuar urgjent siç ishte detyra e tij, e kishte futur në xhep duke mos komunikuar fare as me drejtuesit as me redaktorët: ose nuk e dinte se çfarë kishte regjistruar, se mund të ndodhë shpesh që kameramanët e lënë ndezur kamerën dhe pastaj rrinë edhe larg nga kamera, dhe ndoshta edhe gazetari nuk e kishte marrë vesh.

Ose ndoshta… unë nuk e di, nuk dua të dyshoj, megithatë këto pamje kaq të rëndësishme nuk ishin në dispozicion të redaksisë ku duhet të ndodheshin, por ishin në xhep të një gazetari. Kemi kërkuar ku ndodhet gazetari dhe kameramani: kështu kemi gjetur kaseta, e kemi parë dhe kemi zbuluar më në fund që ne kasetë që ishte harruar brenda një xhepi të një gazetari kishte pamje tronditëse, ato pamje të plota që tregonin tamam ngjarjen.

Dhe si e keni reaguar?

Bollino: Nga momenti që ne kemi kuptuar që kishim në dorë ato pamje qe rrezonin teorinë konspirative te Berishës dhe Bashës, kemi dhënë urdhër nga Bari, urgjentisht shkoni në studio, transmetoni dhe komentoni pamjet! Gazetari Artan Hoxha që kishte në xhep atë kaseta te televizionit (dhe ndodhej ne redaksi duke montuar nje seri te emisionit të tij, Xhungël) ka shkuar në studio duke komentuar. Ai kishte meritën që njihte gardistët në fytyrë, ai i ka identifikuar me emër një nga gardistët, ndërsa gazetarja e turnit që ishte Ola Bruko e ka komentuar bashkë me të ngjarjen.

Ky ishte momenti dhe në fakt menjëherë pas kësaj video, pamë liderin e opozitës që të dilte në një konferencë për shtyp, e përmend këtë fakt sepse kjo video ndryshoi të gjithë skenarin që kishte ndryshuar qeveria e atëhershme….

Bollino: Unë e kam bindjen e plotë që kjo video ka ndryshuar historinë jo vetëm të 21 janarit, por ndoshta edhe historinë e Shqipërisë në një farë mënyre. Nuk duhet ta harrojmë atmosferën politike që ishte krijuar pas vrasjes, media e tronditur, edhe opozita ishte e terrorizuar se kishte një akuzë të fortë nga qeveria, kishte një dëshmi shkencore nga mjekët dhe një video të montuar qe konfirmonte vrasjen e bërë nga vetë demonstruesit. Nuk e dimë cfarë mund të kishte ndodhur të nesërmen, nëse kjo video nuk do të transmetohej dhe nësë ne nuk do kishim marrë vendimin për ta transmetuar duke marrë përsipër edhe një kosto.

Nëse këtë video mund ta kenë patur edhe mediat e tjera, pse sipas jush nuk e kanë transmetuar, si e gjykoni dhe pse ju e transmetuat?

Bollino: Ne nuk duhet ta harrojmë forcën që kishte atëherë Berisha për të kërcënuar gazetarët, mediat, për të kërcënuar botuesit ose per ta blere. Shumica e mediave ishte në mbështetje të verbër të kryeministrit, ato pak media si Neës 24, unë personalisht dhe gazetarët e mi ishim rreshtuar kundër Berishës dhe kemi paguar një kosto shumë të lartë. Unë mendoj për konformizim, për frikë, për mosvullnetit për t’u përfshirë në një debat, ose nje përplasje direkte me qeverinë Berisha, gjithe botuesit e tjerër kanë vendosur për të mos e transmetojne. Mendoj që ka pasur video të tjera, dhe ndryshimi në këtë histori, që ne, unë si drejtues i TV dhe redaksia e Neës 24 që më ka ndjekur, patëm kurajo dhe vendosmëri për të transmetuar të vërtetën, se në fund të fundit ne kemi transmetuar të vërtetën, nuk kemi ndonjë meritë të veçantë.

Padyshim edhe në aspektin e lajmit është një nga videot që ju e përmendet do të mbetet ne historinë e këtyre 30 viteve të Shqipërisë. Kjo video do të mbetet në historinë e shqiptarëve apo jo?

Bollino:Ne duhet të provojme ta imagjinojnë per nje moment çfarë mund të kishte ndodhur nëse nuk do ishte transmetuar kjo video, që mund të kishte humbur në një xhep të një gazetari ose nuk do të ishte xhiruar fare. Ne kishim një opozitë të deligjitimuar dhe akuzuar për inskenimin e 4 vrasjeve, Mos harrojmë që mes të plagosurve kishte dhe një gazetar, Fatos Mahmutaj, që mund të ishte dëshmitar kyç që ai gazetar ishte koshient që plumbi nuk kishte ardhur nga demostruesit, por atij e kanë detyruar që të largohej nga Shqipëria se ishte kërcënuar. Pra gjithë sistemi qeveritar i Berishës dhe Bashës kishin ndërtuar skenë për të kriminalizuar opozitën në mënyrë fatale, sa të nesërmen mund të ishin arrestuar liderët e opozitës me akuzë vrasje dhe ju mund ta imagjinoni se ç’mund të kishte ndodhur.

Kur ky skenar ka dështuar, më pas kemi parë skenarin e dytë të ndërtuar nga Berisha, pra puç. Kur video jonë tregoi qe vrasjet ishin shkaktuar nga Garda dhe jo nga opozita socialiste, Berisha inskenoi teorinë konspirative të një puçi, që prap ishte një akuzë qesharake.

Prokuroria ka bërë realisht një hetim shumë sipërfaqësor, ka shpallur urdhër arresti për disa gardistë që ministria e brendshme refuzoi ta zbatonte: imagjinoni se në çfarë situate ishte Shqipëria e vitit 2011. Pra kishte një urdhër arresti nga prokuroria, qe u akuzua bashkë me presidentin e republikes Bamir Topi dhe lidershipin socialistet si puçist nga kryeministri i vendit, dhe Policia nuk zbatonte urdhër arresti të vetë prokurorisë sipas nje vendim politik të ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit. Kjo ishte situata, ja pse kjo video ka ndryshuar historinë.

Kjo video ndryshoi edhe historinë profesionale tuajën apo jo? Çfarë ndodhi në raport me aspektin tuaj profesional pasi ju vendosët që ta publikonit këtë video?

Bollino: Vendimi profesional, jo politik, që mora për ta kërkuar dhe transmetuar videon ka pasur një kosto personale dhe politike, edhe pse nuk ishte qëllimi im. Me këtë video unë i kam prishur punë; plani i Berishës u shkatërrua nga vendimi për të transmetuar këtë video. Nuk e di ne sa ka ndonje lidhje apo jo, por cuditërisht pas rreth një muaji kanë filluar negociata të forta për të blerë Neës24.

I gjithë operacioni financiar po kryhej nga një bankë në atë kohë shumë afër PD-së dhe familjes Berisha. Unë nuk isha pronar dhe nuk kishte asnje mundesi per ta ndaluar operacionin, por ne datë 11 maj 2011, pra vetëm 4 muaj pas trasnemtimit të asaj video Neës 24, ka kaluar në dorë të një botuesi tjetër. Unë dhe Alba, u larguam nga TV, ndërsa ai gazetari ka vijuar të punojë në këtë TV me pronar të ri për fat të mirë. Pra kjo hakmarrje (nese hakmarrje ka qene) praktikisht na goditi vetëm ne.

Nëse do ta dinit që do kishte këtë kosto, do ta shfaqnit videon?

Bollino: Padyshim. Videon do e publikoja, edhe nëse do e dija çfarë kosto do kishte nuk diskutohet. E kujtoj luftën tjeter që kemi bërë te Gazeta Shqiptare ne ato kohe: skandalin me kufirin me Greqinë, shitja e detit nga Berisha dhe Basha per shembull, ka qenë në një nga luftërat gazetareskee jona Une ne vitet 1994-1995 kam denoncuar konbtrabandën e naftës shqiptare drejt Malit tëi Zi dhe edhe per keto Berisha me ka sulmuar ashper dhe ne viti 1996 Berisha me deboi nga vendi si persona non grata.

Me hoqën nga puna si drejtues i Gazetës Shqiptare, por as atëherë nuk jam dorezuar. Media ime ka qenë e para qe ka denonucar kultivime te kanabis ne Lazarat per te cilat prape me kane sulmur, por une nuk jam dorezuar. Ndoshta jam ‘malësor’ në kuptimin e mirë edhe unë nga kjo pikëpamje. Vendimin profesional unë e kam marrë gjithmonë dhe e marr edhe tani gjithmonë duke menduar për të vërtetën. Asnjëherë duke llogaritur efektet pozitive apo negative që prodhojnë. Një video kaq flagrante duhet publikuar, ishte e padiskutueshme.

10 vjet 21 janar, pse kjo drejtësi e munguar dhe a ka një farë përgjegjësie PS që ka 8 vite që drejton vendin?

Bollino: Drejtësi e munguar nuk është vetëm 21 janari, ky është një vend pa drejtësi. Në 28 vite demokraci, nuk kujtoj një histori ku është bërë drejtësi. Drejtësia mungon në çdo drejtim dhe cdo çështje. PS si qeveri ka provuar të denoncojë formalisht ngjarjen e 21 janarit, por realisht nuk kanë kompetenca për të hetuar apo arrestuar, i ka prokuroria. Nuk e di nëse brenda dokumentacionit të Kryeministrisë apo Ministrinë e Brendshme, tani që nuk e kanë më Berisha dhe Basha ka pasur mundësi për të gjetur prova të reja, unë nuk e di, di që sot Policia ka kërkuar rihapje të hetimeve për të bërë ekspertizë balistike tjeter për të sqaruar të vërtetën, por e vërteta që mungun totalisht është përgjegjësi politike.

Ne duhet të zbulojme përgjegjësi penale qe rrjedhin nga vendime politike. Ne kemi dëgjuar nga Berisha që ai ka marrë përsipër korrektësinë e veprimit të gardës, duke pretenduar që garda kishte të drejtë që të qëllonte. Ndërkohë që gazetari i plagosur nuk ishte mes sulmuesve, këtu bie teoria e Berishës. Ca ka ndodhur brenda kryeministrisë? Pse kamera, serveri i famshëm është fshirë nga vetë kryeministria duke hequr gjithë provat, cilat kanë qenë komunikimet telefonike, radiolidhëse atë ditë? Këto janë dokumente që Berisha dhe Basha i kanë zhdukur përgjithmonë dhe është një pengesë e madhe edhe për veprimet e drejtësisë.

Është një ngjarje flagrante, me kaq shumë prova, me pengim të drejtësisë dhe thua ‘si është e mundur’ dhe kjo pyetje do vazhdojë përgjithmonë, apo do vij një ditë përgjigja e këtyre pyetjeve?

Bollino: Duhet një drejtësi që ka forcë dhe kurajo për të hetuar, duhen media që kanë kurajo dhe forcë për të hetuar dhe denoncuar, duhet dhe një opinion publik që kërkon drejtësi, që mbron në radhë të parë ato që denoncojnë kriminalitetin, korrupsionin, dhe indiferencën e drejtësisë. Kur drejtësia dhe politika nuk vepron, opinioni publik duhet të reagojë, jo politika. Se shumë shpesh politika është pjesë e lojës së policisë dhe prokurorisë. Opinioni publik është organi i kontrollit të një demokracie dhe media është një pjesë. Por, nëse nuk funksion media, duhet të funksionojë te pakten opinioni publik.

Unë jam dhe dëshmitar dhe më kujtuar marrëveshjen që denoncuar për kufirin detare me Greqi dhe këtë video si dy nga momentet më të rëndësishme. Këto dy merita ia njihni vetes si kontribut i rëndësishëm në median shqiptare apo jo?

Bollino: Jam krenar për profesionin tim, jo vetëm për punën në Shqipëri, por edhe jashtë. Por më shumë se merita, veprimet te mia profesionale në Shqiperi kane qenë shkaku i kësaj “armiqësie”, që unë personalisht dhe media që unë drejtoj herë pas herë kemi me një force politike që nuk pranon mendimin ndryshe. Por pavarësisht nga kjo kosto personale unë profesionalisht jam krenar që tregoj të vërtetën dhe më vjen turp çdo herë që nuk mund të kuptoj të vërtetën…faji i një gazetari eshte kur hesht, ose fut në xhep provat ose kur gënjen. Këto janë krimet profesionale të një gazetari dhe unë nuk mendoj se e kam bërë ndonjëherë.

/b.ha./Shqiptarja.com

office 2019 home business lizenz kaufen