osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bollino: Nëse opozita nuk fiton respekt, mbetet thjeshtë një pakicë (Dhe një sqarim për Edi Palokën)

Bollino: Nëse opozita nuk fiton respekt, mbetet thjeshtë një pakicë (Dhe një sqarim për Edi Palokën)

Nga Carlo Bollino

Në opinionin publik qarkullon një keqkuptim, i cili ushqehet nga një pjesë e analistëve dhe eksponentëve të së ashtuquajturës “shoqëri civile”: një intelektual i lirë duhet patjetër të rreshtohet gjithnjë me opozitën. Parimi është në realitet një falsitet historik, pasi ngatërron opozitorët e persekutuar nga regjime diktatoriale (që meritojnë gjithnjë solidaritet dhe mbështetje) me pakicat politike të një demokracie moderne. Nëse një popull ka votuar me shumicë për një qeveri dhe ajo qeveri njihet si e ligjshme nga qytetarët dhe nga institucionet ndërkombëtare, atëhere intelektualët janë të lirë të rreshtohen përkrah kujt të duan, mundësisht duke zgjedhur atë që i shërben më mirë vendit të tyre. Kështu ndodh në të gjitha demokracitë perëndimore.

E aplikuar në situatën e Shqipërisë, kjo zgjedhje sugjeron edhe një pyetje të dytë: nga kush përfaqësohet konkretisht opozita? Pas humbjes së pastër të 2013-ës, Partia Demokratike, në vend që të hiqte mollët e kalbura që të mund të paraqitej në provat e mëpasme elektorale si një forcë politike e rinovuar, zgjodhi rrugën e riciklimit. Madje edhe Berisha më 2005-ën u kërkoi votën zgjedhësve me një imazh të ri të përfaqësuar nga KOP-i, operacion makjazhi i domosdoshëm për t’i bërë shqiptarët të harronin tmerret e 10 viteve me pare. Por ndryshe nga atehre, Berisha dhe Basha, ne 2013 sfidojnë kujtesën e popullit dhe, ndoshta duke besuar proverbin se “çudia më e madhe tri ditë zgjat”, vendosën të mos ndryshojnë asgjë.

PD-ja që sot paraqitet si “opozitë” në fakt është e njejta forcë identike qeverisëse, e cila deri në vitin 2013 dhe për tetë vjet rresht e masakroi këtë vend. Të njejtët njerëz, e njejta dhunë, të njëjtat lidhje me bandat, e njëjta urrejtje ndaj kundërshtarit, e njëjta mungesë respekti për dialogun institucional dhe demoktatik, e njejta gjuhë e bazuar mbi vulgaritete dhe mbi shpifje. Ëndërrojnë të kthehen në qeveri për të kthyer edhe të njejtin nivel korrupsioni.

Është e vërtetë që shqiptarët harrojnë shpejt, por mjafton pak për të rindezur kujtesën kur aktorët janë të njejtë. Që Berisha nuk ka ndryshuar, këtë e dinë edhe fëmijët dhe, ndonëse sot hiqet si një politikan liberal dhe i ndershëm, nuk ka shqiptar (apo diplomat) që s’e di se ai ka mbetur i fundit nga komunistët e dhunshëm, të korruptueshëm dhe hakmarrës ballkanas, që i ka mbijetuar Luftës së Ftohtë. Që Lulzim Basha ka mbetur si një kukull në duart e tij, është gjithashtu evidente për këdo: iluzioni se lidershipi i tij do të mund të ndryshonte imazhin (dhe fatin) e Partisë Demokratike zgjati vetëm pak javë.

Sot Lu-Li është bërë në sytë e shumë njerëzve një figurë komike, gjysmë Lulzim e gjysmë Sali, i cili, si një kamikaz politik, ka pranuar pa patur nevojë të trashëgojë të gjithë kundërshtarët e Berishës, duke u shtuar edhe ndonjë të vetin. Asnjë aleancë të re. Si të thuash se rrethi i mbështetësve të tij është edhe më i ngushtë nga ai që e çoi doktorin në disfatën elektorale të 2013-ës. Me rrethanën rënduese se Basha gënjen dhe tradhëton edhe miqtë, sikurse sapo u tregua me humbjen e krahut të tij të djathtë Ervin Salianji në Kongresin e partisë.

Lista e opozitarëve të sotëm, që janë edhe të njejtët qeverisës të djeshëm, është pa fund. Të marrim Edi Palokën, numri dy i PD-së dhe kryetar grupi në Parlament. E kam njohur 25 vjet më parë: sapo kisha themeluar Gazetën Shqiptare dhe ai merrej me marrëdhëniet me shtypin për llogari të Partisë Demokratike. Berisha e kishte hedhur atëhere maskën e novatorit demokratik dhe po përpiqej për një puç kushtetues me një referendum, që duhej t’i jepte atij si president edhe pushtet ekzekutiv të qeverisë. Paloka, pa një, pa dy, më pyeti se nga ç’anë ishte gazeta ime, në favor apo kundër Berishës? “Nga asnjë anë – iu përgjigja me naivitetin e një gazetari të lirë të sapoardhur nga Perëndimi – ne gazetarët jemi të pavarur, mbledhim vetëm fakte”. Përgjigje e gabuar. Për Palokën dhe për Berishën që atëhere “i pavarur” donte të thoshte të ishe nga ana e tyre. Ndryshe je në shërbim të armiqve. Berisha e humbi referendumin dhe unë pak më pas u shpalla “persona non grata” dhe u dëbova nga vendi. O me ata, o kundër atyre. Që prej atëhere nuk ka ndryshuar asgjë dhe “shtypi i lirë” është një koncept që ka mbetur i panjohur për PD-në, pavarësisht se kanë kaluar 25 vjet.

Edhe Paloka ka mbetur i njejti. Dje Shqiptarja.com publikoi deklarimet e tij të pasurisë, që tregojnë se si, nga viti 2012 e deri më sot, deputeti i opozitës është pronar i 6 apartamenteve, dy garazheve dhe disa trojeve. Por pjesa më interesante nuk ka të bëjë me pasuritë e trashëguara nga i jati. Një apartament të blerë më 2013 për 3.5 milionë lekë ai ia ka shitur për 8.5 milioinë lekë një personi nën akuzë për pastrim parash. Shtëpia ishte blerë me 4 milionë lekë (të reja), që ja kishte dhuruar babai 82-vjeçar. Dhjetë vjet më parë, kur Paloka ishte deputet, babai pensionist i kishte dhuruar edhe një makinë dhe 14.000 euro (10.000 euro ishin kthim i një huaje që Edi kishte dërguar në shtëpi më 1991, kur ishte emigrant në Itali). Për dhurata të tilla shumë gjyqtarë e prokurorë janë përjashtuar nga magjistratura, pasi komisioni i Vettingut nuk beson që një prind pensionist të jetë në gjendje t’i dhurojë miliona lekë djalit, të ri dhe në kulmin e suksesit. Në fakt, në familjet normale ndodh e kundërta.

Nuk ka ditë që PD, me në krye Palokën, të mos lëvdojë “gazetarët e pavarur” të saj, që bëjnë investigime mbi qeverinë për llogari të PD-së dhe pak rëndësi ka kur zbulohet më pas se disa herë publikojnë dëshmi të rreme, apo se shpesh scoop-et janë vetëm “deduksione” pa asnjë provë. “Shtypi është i lirë”, përsërit opozita dhe deduksionet janë pjesë e punës së një gazetari. Shumë e drejtë. Por atëhere përse, kur shtypi investigon edhe eksponentë të opozitës, duke publikuar dokumenta zyrtarë, bëhet skandal?

Në përgjigje të atyre dokumentave mbi pasurinë, Paloka është kthyer në origjinën e tij dhe ka harruar rolin e opozitarit mbrojtës të gazetarëve, ka ofenduar dhe kërcënuar punën e gazetarëve të Shqiptarja.com. Unë besoj se edhe Edi Paloka është i bindur që të qenit në opozitë e bën të paprekshëm nga çdo investigim gazetaresk, nga çdo akuzë dhe nga çdo dyshim. Dhe, mbi të gjitha, e çliron atë dhe kolegët e tij të partisë nga çdo përgjegjësi mbi të kaluarën e tyre, sikur të mos kishin qeverisur kurrë. Nuk është e vërtetë që fajet e së kaluarës mjafton të jenë te denuar nga disfata elektorale, kur opozita është e përbërë nga të njejtët njerëz që janë të gatshëm të qeverisin me të njejtën mënyrë identike.

Duke m’u drejtuar mua në mënyrë delikate si “Car. Bol”, Paloka e interpreton atë artikull duke menduar se gazetarët që punojnë me mua janë skllevër si ata që kanë punuar me të: “Ky kellira qe ben si gazetar profesionist, me njeh dhe personalisht, po ka marre urdherin e padronit dhe e ka zbatuar ashtu si i leverdis padronit” ka komentuar ne faqen e tij ne facebook. Edhe Paloka më njeh personalisht, megjithatë në këto 25 vjet gjithnjë ka heshtur përballë akuzave më të rënda, që partia e tij më ka drejtuar, për fajin e vetëm se kam qenë me të vërtetë i pavarur dhe se nuk kam padronë, sikurse ai e di mirë. Një “faj”, të cilin, që nga viti 1994 e këtej, Berisha, Basha, Paloka & Co nuk ma kanë falur kurrë më.

Përballë një kritike të qytetëruar, si ka mundësi që në gjithë këto vite, këta politikanë herë në pushtet e herë në opozitë, ende nuk kanë mësuar të kundërpërgjigjen me një etikë qytetare, pa vulgaritet dhe ofendime personale?

Njerëzit që përfaqësojnë opozitën, për të merituar respekt, duhet të jenë në një nivel superioriteti moral ndaj qeverisë që kritikojnë, ndryshe janë vetëm një pakicë që përpiqet të largojë mazhorancën për të uzurpuar privilegjet e saj. Epersia e tyre morale nuk fitohet as me premtime dhe madje as me kërcënime, por me forcën e shembullit që kanë dhënë gjatë gjithë historisë së tyre. Sot, për njerëzit e Partisë Demokratike, është ky problemi i vërtetë./Shqiptarja.com