osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Bojaxhit e natës në “telehale”, nuk e zbardhin dot me bojë të zezë alibin e humbjes së Lulzimit

Bojaxhit e natës në “telehale”, nuk e zbardhin dot me bojë të zezë alibin e humbjes së Lulzimit

Nga Anri Bala

Përveç fenomenit të humbjes pa fund… Basha prodhoi dhe një fenomen tjetër të padëgjuar ndonjëherë… atë të alibisë, se si mund të kthehet humbja në “fitore” imagjinare, duke mos u larguar kurrë nga politika. Kjo në fakt, si teori e re po funksionon më së miri, edhe pse deri më tani është zbatuar dhe si patentë ekskluzive e SHQUP-it. Veç Lulit, askush tjetër nuk guxon ta kopjoj, nga frika se mos përballet me luftë spektakolare!

Ndërsa këshilltarët e tij, “rrobaqepësit” izraelit të mbretërisë së kurrëkundit e trajtojnë si “mbret”, edhe pse i katandisur lakuriq… i këndojnë tek veshi, se ai është më i bukuri, më i zgjuari, më i miri… por mbret i një mbretërie të vjedhur, e atij i duhet të luftoj për të rifituar kurorën e tij. I’a shqepin dhe i’a qepin të shkretit… ëndrrat, sa herë kanë terezi. E tallin e përbuzin sipas vaktit, sepse kur gjejnë shesh edhe ata… të bëjnë përshesh.

E nëse Luli do të zgjohej nga letargjia, do kuptonte se rrobaqepësit e tij po tallen sërish, për të disatën herë, e se me kaq shumë humbje, dikush duhej bërë “kurban në oborr”. Por Luli në fakt nuk do t’ia dijë nëse kurorëzohet mbret, e as që do të zgjidhet i tillë! Atij i mjafton të sillet e thërritet mbret dhe mbreti më i bukur nga të gjitha mbretërit e botës, se vetëm kjo e shpjegon lyerjen e flokëve në “patëllxhan” kur votoi më 25 prill.

Këshilltarët që janë paguar më shumë se buxheti vjetor i Tiranës, e këshillojnë Lulin të mos dorëzohet, sepse edhe Rama njeri është dhe vjen një ditë do heq dorë nga fitoret e njëpasnjëshme, e bënë vaki froni i kalon atij. Por nuk i’a kanë dhënë formulën se sa kohë i duhet, ndaj e kanë këshilluar të bëj rezistencë sa më të gjatë, mjafton që të mos humbi rolin e liderit të PD-së.

Mirëpo, realizimi i alibisë së vjedhjes së kurorës së mbretit lakuriq, ka nevojë për struktura të tjera, si lehësit e vet të shpërblyer, megjithëse nuk vlejnë asnjë qindarkë, për të na bindur se ai e kishte kostumin më të bukur në botë dhe lehësit antiRama të telehaleve, që do e mbështesin si grupi i zjarrit… fitoren e vjedhur. Në fakt këto janë grupe zjarresh të fikura, që u ka mbetur vetëm hiri, por ata nuk ndalen për ta mbajtur alibinë gjallë, gjatë, e pse jo deri kur të vesh zhveshur, kostumin e zgjedhjeve të reja!

Lulzimi tani nuk kthen rrugë, sepse ashtu siç e nisi edhe do e bitisi… për të udhëhequr PD drejt humbjes. Shprehja se komunistët nuk dorëzohen dhe nuk ka kala që s’marrin, tashmë është vërtetuar katërcipërisht nga strategjia berishiane, se si arriti të merrte kalanë e demokracisë PD-në dhe ku e katandisi sot.

Komunisti Berisha e mbaroi misionin, duke lënë në fushë një dordolec, që nuk trembi as zogjtë, por tmerroi të tijët dhe veten. Megjithatë, paska qenë stoik dhe i vendosur, për të dhënë shembullin personal, se si mund ta hash pesë herë hurin dhe të mos marrësh mësim, të paktën për të ruajtur prapanicën tënde.

Hujtë nuk janë kastraveca, por armë e vjetër plebejsh, si sfurqet e Ilir Metës, që desh t’i përdorte në vend të gabuar dhe tani turmat po i vijnë rrotull tek streha e tij, për ta ngritur sa më lartë, që kur të rrëzohet në tokë, mos të ketë sfurk që ta ngrejë.

Kurse Lulit i kanë lezetuar aq shumë hujt dhe nuk po u ndahet, ndoshta për t’i bërë karshillik Ramës, duke i treguar se sa vlen, për të mos i’a lënë kurrë podiumin dikujt tjetër… kampioni i humbjeve politike në Shqipëri. Ndaj i duket si intrigë propozimi i të gjatit për të bashkëpunuar, sepse një humbje do i kthehej në gjysëm fitore… gjysëm huri dhe do i ulej rekordi, por edhe sepse kështu e paraqesin ca kanalist kanalesh televizive… fitoren e humbjes.

Por Basha “nuk ka faj”, sepse çdo ditë po merret në qafë nga anal-istat, që nuk bëjnë asnjë analizë, por mprehin hujtë për të bërë më të dhimbshme humbjen e Lularëve, sepse nuk i dihet nga dhimbja mund të zgjohen dhe ata që kanë vite që flejnë gjumin letargjik, të marrë nga injeksioni anal-ist perversist. Justifikimi i humbjes, me argumente qesharake dhe me teori idiotësh si: qeveria e votuar duhet të ndalonte funksionimin e saj pa i mbaruar mandati, të flinte gjumë dhe të hapte sytë pas zgjedhjeve, për të bërë njerëz të pakënaqur duke mos i vaksinuar, duke mos ndërtuar, duke mos paguar, duke mos legalizuar, duke mos kontribuar… se kemi zgjedhje, është kulmi i “masakrës psiqike”.

Dështimi do jetë spektakolar në Shtator, kur këta qenqafira do ndjehen të shokuar nga surpriza të reja, që nga fillimi i bisedimeve të Qershorit për hapin e radhës në rrugën drejt BE-së, e deri tek qeveria e re… krejt ndryshe. Kjo do jetë shumē e veshtirë për tu kapërdirë nga këta shërbëtorë të hurit dhe litarit, që rrezikojnë të kërcejnë si gjithmonë hu më hu dhe rrezikojnë shumë me njërin nga hujt… atë të qytetarëve.

Vjedhja nuk ekziston kur nuk ka “plaçkë” por imagjinatë! Por bojaxhinjtë e natës nëpër ekran, luftojnë me bojë të zezë të zbardhin alibin, që u duhet për të nxirë zgjedhjet, por edhe për të nxirë Bashën, duke u hequr se po e zbardhin. Teoria e “vjedhjes së votave” duke bërë atë që ke për detyrë të bësh, zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, duke u dhënë atë që u takon… quhet “vjedhje lumturuese”. Nëse kjo qenka “masakër elektorale” e shpikur nga Bushati, Lubonja dhe Zheji… paçim me dhjetra masakra të tilla./Ekskluzive.al