Edi Paloka ka kundërshtuar Partinë Demokratike e cila tha më herët se sulmin ndaj Ramës u bë për shkak të talljeve të vazhdueshme që kryeministri bënte ndaj tij.
Deputeti demokrat thotë se këtë akt e kreu në emër të të gjithë shqiptarëve që sipas tij kanë besim veç te Partia Demokratike.
Në prononcimin për media, ai paralajmëroi trazira në protestën e së shtunës ku nënvizoi se kryeministri Edi Rama nuk ka parë asgjë akoma.