Joseph Karl Stieler – Katerina Roza Boçari (e bija e Markos), e përmendur dhe përshkruar për bukurinë e rrallë.
I ati, Marko Boçari ishte udhëheqësi i lavdishëm i mbrojtjes së Mesolongjit. Pasi u caktua komandant ushtarak i Greqisë perëndimore dhe njëkohësisht, qeveria i dërgoi dhe diplomën e Komandantit të Përgjithshëm.
Me këtë rast, Marko mbajti një fjalim në gjuhën shqipe.
Trimi dhe udhëheqësi i lavdishëm, ra në luftë më 9 gusht 1923, në Karpenis, në mbrojtje të Mesolongjit. Trupin e tij e varrosën me shumë, nderime në Mesolongj. Populli shqiptar i këndon këtij biri të madh:
”Ngreu Marko trimëria/ngreu të thërret Greqia/të vijë Marko Shqipëria. Dhe me këngë e ka përjetësuar figurën e tij:”Mesolongj të thonë/Ku e ke Marko Sulonë/pse s’del siç e kish zakonë./Konica/