osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Bluzë “zibardhët” apo bluza të bardha me kapuç të zi?!

Bluzë “zibardhët” apo bluza të bardha me kapuç të zi?!

Nga Anri Bala

Në Shqipëri dëgjon çudira, magjira, harakira dhe në fund… njerëz që fal demokracisë, kanë hypur lart mendërisht, pa e kuptuar, se sa më e lart të jetë maja që ngjiten aq më e dhimbshme bëhet rrëzimi në zbritje.

Kjo gjë po ndodh me një pjesë të mjekëve në Shqipëri, të cilët duke parë nevojat e domosdoshme që ka vendi për shërbimin e tyre, jo që nuk e kuptojnë se ku janë dhe kush janë, por arrijnë deri në marrëzi… të kërkojnë çudira, që vetëm goja e një idioti mund t’i artikuloj.

Thirrjet e tyre për “liri dhe demokraci korrupsioni, janë një lajthitje e pabesueshme, që nuk do të guxonte t’i bënte asnjë infermier, me pak njohuri dhe shkollë mjekësore apo popullore nga fise tribale të xhunglës. Por këta guxojnë, madje duke e cilësuar veten si bluzat e bardha, kur në fakt me atë që bëjnë dhe kërkojnë nuk janë veçse bluza të zeza, si xhelati i gijotinës.

Të kërkosh para nga një i sëmur apo i plagosur, duke deklaruar se askush nuk do t’i prekte me dorë, nëse nuk do merrte rrogë edhe bakshish, është çmenduria e radhës për çdo punonjës të sistemit shëndetësorë shtetëror.

Natyrisht, nëse e ndjejnë veten disa nga këta mostra të këtij kallëpi, që shpresoj dhe uroj të jenë me kokrra, se mund të mbijetojnë falë profesionit të fituar, askush nuk i ndalon të ushtrojnë aktivitetin e tyre privat dhe mund të kërkojnë edhe bashkshishe të ligjëruara, atyre që kanë këllqe dhe që duan të paguajnë shërbimin e tyre të shkëlqyer.

Ndërsa modeli “korrupsion paguaj në recepsion”, i propozuar nga tufa e marrakëve, duhet të dënohet me hir a me pahir dhe propozuesit duhen mbyllur… nëse jo në qeli, së paku në çmendi.

Duke u futur në logjikën e këtij komuniteti idiotësh, e duke u bërë pis mendërisht… por duhet që dikush duhet t’ua shpjegoj, se nëse ndonjëri prej këtyre mjekëve apo familjarëve të tyre, do merrej peng apo do i kërcënohej jeta, rrezikohej nga zjarri apo uji, nga një sulm ose katastrofë natyrore, sikurse tërmeti i 26 Nëntorit… atëherë polici, zjarrëfikësi, ushtari do kërkonin lekët në fillim në recepsion, sipas gjykimit “për të të shpëtuar jetën duhet ta zbrazësh kuletën”, pastaj me terezi do nisnin të kryenin detyrën.

Mirëpo kjo nuk mund të ndodh kurrë, sepse korrupsioni është krim… kurse korrupsioni duke të të kërcënuar me jetën është faqja më e zezë e krimit! Ndaj, ndaleni këtë marrëzi e mos i hyni asaj dere o trima! Mos guxoni të protestoni se po ju mbyllin në një qeli me vrasësit, edhe pse as qelinë me ta nuk e meritoni, sepse dhe vrasësit nëpër burgje janë shumë herë më zotërinj se ju.

Askush i shëndoshë mendërisht nuk bënë një krim të rëndë dhe vuan dënimin pa një arsye, ama të mos ndihmosh atë që ka paguar ta shpëtosh, sepse nuk ka se çfarë të jap atë që t’i i kërkon dhe s’ka arsye përse të ta jap, është vrasje e qëllimshme… pa asnjë arsye. Ndaj mos u mërzisni ju bluzë “zibardhët”, se ju trajtojnë si të gjithë vrasësit, sepse ju jeni shumë më të rrezikishëm se ata.

Për ju që s’të kapni me dorë pa bakshish, dhoma me pishina dhe kondicioner ju presin… në ferr!/Ekskluzive.al