osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kjo farsë e shëmtuar duhet të marrë fund! Le të qeshim me këtë racë politikanësh

Kjo farsë e shëmtuar duhet të marrë fund! Le të qeshim me këtë racë politikanësh

Nga Fatos Tarifa

Në ç’vend jetojmë! Në një vend, të cilit nuk i mungon asgjë për të qenë një vend vërtet europian, i pasur dhe i qytetëruar, veç një klase politike që të mund t’u jepte qytetarëve të këtij vendi një orientim për të ardhmen, besim dhe shpresë.

Dikush mund të thotë se ne, shqiptarëve, na mungon kultura politike për të bërë hapin e madh transformues, për të krijuar një demokraci të konsoliduar. Por, kultura politike, siç ka argumentuar Daniel Patrick Moynihan dhe siç ka ndodhur me popuj të tjerë, mund të transformohet edhe brenda një gjenerate. Sidoqoftë, një brez i tërë i ri ka lindur e po vjen në moshë në këto tri dekada pas shembjes së socializmit shtetëror dhe, pavarësisht ndryshimeve të mëdha që janë kryer, Shqipëria ende rënkon nën peshën e një kulture politike që prodhon korrupsion, pasiguri dhe krim.

Ata që e mbajnë peng këtë vend nuk janë qytetarët e thjeshtë të këtij vendi, njerëzit që jetojnë me punën e krahut ose të mendjes. Pengesë për një transformim rrënjësor të shoqërisë sonë deri më sot janë bërë sistemi i korruptuar i drejtësisë që krijuam nga fillimi dhe klasa politike shqiptare, veçanërisht ai segment i saj, të cilit i është besuar procesi ligjbërës, që është baza e të gjithë procesit politik.

Shihni se ç’njerëzna përfaqësojnë në parlamentin e vendit. Ka pasur dhe ka mes tyre individëtë ditur e të ndershëm, të cilët i respektoj dhe i vlerësoj. Por këta duket se janë gjithnjë e më të paktë, ndërsa pjesa më e madhe e ligjvënësve tanë, siç i shohim e i dëgjojmë përditë, janë të paditur e të paaftë. Padituria e tyre është e frikshme;paaftësia e tyre, e rrezikshme.

A duhet vallë të vëmë duart në kokë për këtë gjendje e të ulërasim të dëshpëruar e në panik? Kjo nuk do të ndihmonte. Këtë kemi bërë deri më sot. Le ta ndryshojmë qëndrimin tonë ndaj tyre. Le të fillojmë të qeshim e të tallemi me këtë lloj deputetësh. Ata janë gaztorët e oborreve partiakë dhe lolot me të cilët duhet të tallemi të gjithë, sa herë i shohim të kapardisen e të flasin në foltoren e Parlamentit. Të kapardisur thuajse të gjithë njëlloj, si manikinë të prodhuar nga e njëjta dorë. Dhe ndërsa flasin si kukulla të kurdisura nga duar të ngjashme, thonë fjalë të mëdha që s’thonë asgjë dhe shajnë njëri-tjetrin më keq se ç’mund të kenë dëgjuar veshët tanë të shahet në lagje, në rrugë,ose në një stadium futbolli.

Kjo racë politikanësh “përfaqëson” popullin në tempullin e demokracisë, në atë institucion ku populli duhet të ndihet dhe të jetë sovrani i vërtetë e vendit të vet, ku merren vendimet dhe miratohen ligjet nga të cilët qeverisen jetët dhe punët tona.

Një e treta e këtij lloji politikanësh janë “doktorë shkencash”. Një pjesë e mirë e tyre e kanë marrë këtë gradë duke vjedhur paturpësisht punët e të tjerëve. Vjedhës të paskrupullt që, si ligjvënës—dhe për shkak të këtij funksioni—janë bërë “doktorë” në shkenca! Jozefina ishte dje një e tillë; Taulanti e të tjerë janë sot.

Përse u duhet doktorata parlamentarëve tanë? Për të fshehur injorancën e tyre të thellë? Për t’u dukur të ditur? Harrojnë këta strucë të politikës se, sado që ta fshehin paditurinë e tyre, njerëzit i dëgjojnë se si ata arsyetojnë, argumentojnë dhe flasin në parlament. Shumë prej tyre janë krejtësisht anonimë, njerëz pa personalitet. Njëlloj siç kanë dalë nga hiçi për t’u bërë deputetë, ata shndërrohen përsëri në hiç pasi lënë mandatin e deputetit.

Njerëz të tillë nuk do të donim t’i kishin pranë as në tavolinë, e jo më në parlamentin e vendit. Por ja që, vetë ne, duke votuar partitë që i kanë vënë individë të tillë në listat e tyre elektorale, i kemi zgjedhur si ligjvënësit tanë. Kjo demokraci e brishtë që kemi krijuar po i vret përditë e më shumë idealin demokratik, entuziazmin dhe mobilizimin demokratik të qytetarëve, praktikën demokratike të ligjbërjes e të qeverisjes dhe shpresën e rinisë.

Qytetarët shqiptarë janë sot në një marrëdhënie të dëshpëruar e thjesht inercie me partitë politike, jo në një marrëdhënie besimi me to. Sepse besimi te partitë dhe tek ata që zgjidhen të drejtojnë partitë, ose vendin, është dobësuar, ose, më keq, ka humbur. Dhe ka humbur në atë shkallë, sa do të duhen shumë kohë, shumë garanci dhe shumë prova për t’u mëkëmbur e për të ngjallur një shpresë të re.

Shumë nga këta ligjvënës tërësisht të paditur—dhe shumë të tjerë si këta, që s’janë më në parlament—janë bërë pafund të pasur, ndërkohë që njerëzit e ditur dhe punëtorë të këtij vendi, ata që prodhojnë vlera dhe respektohen nga publiku, kanë mbetur të varfër, si dhe pjesa më e madhe e popullsisë.

Si përfunduam ne, shqiptarët, në këtë gjendje?! Si i lamë pasuritë tona kombëtare të grabiteshin e të binin në duart e pak njerëzve?! Si e lamë një pakicë, atë më të keqen, më të paditurën, të vijë e të ngujohet për vite e dekada me radhë në pozita pushteti dhe të bëjë ligjet e këtij vendi, të na vjedhë, të na shtypë ekonomikisht e të nëpërkëmbë dinjitetin tonë si individë dhe si popull?! Did not we play our part well?—do të pyesnim nëse perifrazojmë Augustin.

Çfarë bëmë gabim dhe si duhej të kishim vepruar në fillimet e tranzicionit tonë të vështirë—dhe vazhdimisht deri më sot—që ekonomia kombëtare, minierat, fabrikat, sistemet vaditës të mos shkatërroheshin, që prona shtetërore të mos grabitej, që pasuritë e pronarëve të ligjshëm të mos tjetërsoheshin por t’u ktheheshin atyre që u takojnë, që të mos ndodhte ajo marrëzi kolektive e vitit 1997, që të mos dilnin tanket në bulevard një vit më vonë, që të mos hidheshin në erë shtyllat e tensionit të lartë, që të mos vriteshin qytetarë të pafajshëm në Gërdec apo në bulevard, që të mos e braktisnin vendin një e treta e popullsisë, që të mos lindin më shumë fëmijë shqiptarë jashtë Shqipërisë sesa brenda vendit?Përse, për kaq gjatë, nuk kemi mësuar prej gabimeve tona? Pse edhe sot nuk ndahemi dot nga e keqja?

Përgjigjet e pyetjeve të tilla nuk janë të thjeshta. Madje, ende mund të mos i dimë të gjitha përgjigjet për këto pyetje. Por një gjë e dimë dhe mund ta bëjmë, pa e bojkotuar procesin demokratik, pa i bojkotuar zgjedhjet, por duke e përdorur të drejtën për të zgjedhur në një mënyrë të arsyeshme e të përgjegjshme.

Demokracia nuk na jep mundësi tjetër për t’i zhveshur nga privilegjet që u jep pushteti ata njerëz që nuk i duam, ata që janë të paditur, hileqarë e të ligj, ata që kanë vënë pasuri duke shfrytëzuar pushtetin ose lidhjet me të, ata që abuzojnë e tallen me votën e qytetarit.Demokracia na jep vetëm një mundësi për t’i nxjerrë njerëz të tillë nga parlamenti e për t’i zhveshur nga pushteti dhe privilegjet që u ka dhënë mandati i deputetit. Të mos i zgjedhim!

Dhe, meqenëse këta ligjvënës nuk janë përfaqësuesit tanë legjitimë e nuk i kemi zgjedhur ne, por sistemi për të cilin kanë rënë në ujdi dy partitë kryesore të vendit, le të kërkojmë që, në rrugë demokratike, përmes një plebishiti popullor, ta ndryshojmë këtë sistem zgjedhor që na është imponuar. Të kërkojmë t’i zgjedhim përfaqësuesit tanë në parlament—jo më 140, sepse 140 janë shumë dhe të panevojshëm, por më pak se kaq—drejtpërsëdrejti, për atë që ata janë dhe për vlerat që kanë.

Le t’ua heqim drejtuesve të partive politike të drejtën për t’i zgjedhur ata vetë, në emrin tonë, njerëzit që do bëhen ligjvënësit e këtij vendi. Sepse partitë shqiptare gjithnjë e më pak përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve. Deri më sot, ato kanë dëshmuarse nuk mendojnë për qytetarin e thjeshtë, nuk punojnë për interesat e vendit, por vetëm për ato interesa që i sjellin ato në pushtet, ose që i mbajnë në pushtet.

Ndërkaq, duke respektuar ata politikanë dhe ata ligjvënës që e meritojnë respektin tonë, le të qeshim e të tallemi me ata bufonë, plagjiatorë, injorantë dhe politikanë-biznesmenë padrejtësisht të kamur—nëse jo të kamur edhe në rrugë kriminale—që vazhdojnë të ulen në parlamentin e vendit, duke i treguar ata me gisht kudo që i shohim, si një turp politik dhe si një e keqe e madhe për këtë vend.

Kjo farsë e shëmtuar politike duhet të marrë fund! Le të fillojmë të qeshim e të tallemi me gaztorët e saj tani!