osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dy kauzat e sforcuara të kundërshtarëve të qeverisë

Dy kauzat e sforcuara të kundërshtarëve të qeverisë

Sidoqoftë ky debat është paksa anësor dhe më shumë propagndistik, por tregon se opozita është në krizë idesh për të gjetur kauza reale dhe sforcohet të gjej kauza dhe aty ku nuk ka. Biles dhe aty ku është diçka në favor të tyre.

Shkruan Mero Baze

Ka dy kauza të sforcuara me të cilat kundërshtarët e qeverisë po harxhojnë energji pa qenë nevoja. E para ka të bëj me dekretimin e Ministrit të Brendëshëm Aleksandër Lleshi dhe e dyta me keqinterpretimin ndoshta dhe nga padija , të një rregulloreje mbi kuptimin thelbësor të asaj që quhet imunitet parlamentar.

Kauza e parë e sforcuar ajo ndaj Ministrit të Brendëshëm të emëruar, është një film I përsëritur nga Bujar Nishani me dekretimin e Fatmir Xhafaj, I cili më në fund u detyra të bëj një konferencë shtypi urgjente, ku të lajmëronte me hidhërim të thellë që nuk ka të drejt ta bllokoj dekretimin se po të kishte do ta bënte.

Nga këshilltarët privat të Presidentit përhapen opsione të tjera, deri tek ajo e të qënit e zotit Lleshi, ushtarak me grada, por që në fakt është rasti I njëjtë me ish Ministrin e Brendshëm të Lulzim Bashës një vit më parë, Kolonel Demiraj.

Sorrollatja me sa duket, ka të bëj me nevojën e Presidentit për ndonjë paketë më të gjerë kompromisi me Kryeministrin, por ajo është puna e tyre dhe çështje pazaresh, por jo ndonjë kauzë reale. Nëse vërtet opozita ka mbetur të shpresoj tek mos dekretimi I ministrave nga Presidenti, tregon se është në një hall më të madh se sa duket.

Debati I dytë është dhe më I parëndësishëm, dhe lidhet me udhëzuesin e interpretimit të Kodit të Sjelljes së Deputetit, që praktikisht shpjegon se imuniteti parlamentar nuk është instrument që i siguron mbrojtje deputetit, por instrument që I siguron mbrojtje institucionit. Ky është dhe koncepti themelor për të cilin është shpikur imuniteti parlamentar. Pra udhëzuesi nënkupton se për aq kohë sa heqja e imunitetit nuk nënkupton sulm ndaj institucinit të parlamentit, por lidhet vetëm me deputetin, ai nuk mund të refuzohet.

Kam dëgjuar Petrit Vasilin dhe disa shokë të tij, që me sa duket shkëmbejnë ide me të, se kjo rrezikon diktaturën. Lulzim Bashën së paku nuk e kam dëgjuar të flas për këtë.

Në udhëzimin për zbatimin e nenti 19, të Kodit të Sjelljes kuptohet qartazi e kundërta e kësaj, nga e cila ka frikë Petrit Vasili dhe shokët e tij. Bëhet fjalë që imuniteti të përdoret si instrument kundër rrëshqitjes në diktaturë dhe jo të mbrohesh me imunitet si dikator.

Turqia abrogoi dispozitat për imunitet parlamentar kur filloi sulmin kundër deputetëve kurd në parlament . Në këtë kuptim, aty imuniteti është përshkruar si instrument mbrojteje, kur synohet të prishet balanca e pushteteve . Ndaj në këtë rast duhet ndar mendja, nëse kjo gjë na çon në diktaturë, apo na mbron nga diktatura. Nëse Petrit Vasili dhe shokët e tij, thonë që Rama po kap drejtësinë dhe po na çon në diktaturë, instrumenti I vetëm për tu mbrojtur është imuniteti. Por nëse Petrit Vasili dhe shokët e tij duan tia bëjnë “hysmetin” tamam “diktaturës së Ramës”, le ta abrogojnë fare të drejtën e deputetëve për të pasur imunitet dhe tia lënë kokën në tepsi atij, që sipas tyre, ka dhe prokurorinë dhe gjykatat dhe parlamentin.

Edh në opinionin e Venecias në Mars 2006, në lidhje me procedurat për kufizimn e imunitetit parlamentar thuhet se “Objektivi kryesor I dispozitave që garantojnë imunitetin, është mbrojtja e vet parlamentit dhe në mënyrë të veçantë e funksionit të duhur të tij. Imuniteti parlamentar nuk është një privilegj personal I secilit prej anëtarve të parlamentit” (Opinioni I Komisionit të Vencias CDL-AD (2006).

Pra ky udhëzuesi I rëndomt I leximit të Kodit të Sjelljes, ka parasysh pikërisht përdorimin e imunitetit të deputetit si instrument për të mbrotjur integritetin e institucineve dhe është e kundërta e asaj që tenton të shpërhapet në formë frike.

Sidoftë ky debat është paksa anësor dhe më shumë propagndistik, por tregon se opozita është në krizë idesh për të gjetur kauza reale dhe sforcohet të gjej kauza dhe aty ku nuk ka. Biles dhe aty ku është dicka në favor të tyre. Në qoftë se vërtet besojmë që Petrit Vasili e ka kuptuar.