osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Blofi i Lulzim Bashës për pengimin e zgjedhjeve: Ja çfarë parashikon ligji!

Blofi i Lulzim Bashës për pengimin e zgjedhjeve: Ja çfarë parashikon ligji!

Prej më shumë se dy muajsh, opozita kë vendosur djegien e mandateve të deputetëve në shenjë proteste kundër qeverisë, për të cilën pretendojnë se ka ardhur në pushtet me votat e blera me paratë e krimit.

Në këto dy muaj opozita ka zhvilluar një sërë protestash, por ndërkohë që opozita ka dalë jashtë parlamentit, sot defakto kemi nje tjetër opozitë parlamentare.

Deputetët, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi nga PD dhe Lefter Koka i LSI-së, dhe Robert Bitri i cili kishte dalë si deputet i pavarur nuk pranuan të djegin mandatet. Më tej, të tjerë kandidatë nga listat shumë emërore të PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet e qershorit 2017, pranuan të marrin mandatet, duke çuar kështu në krijimin e opozitës parlamentare.

Për më tepër në seancën e fundit plenare u zyrtarizuan edhe dy grupet e reja parlamentare të opozitës dhe kryetarja e grupit parlamentar demokrat, deputetja Rudina Hajdari e tha qartë se opozita parlamentare do të futet në zgjedhjet e qershorit.

Por, nga ana tjetër, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë me qëndrim publik, duke u shprehur se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve fasadë.

Por, si do ta ndalojë Basha zhvillimin e zgjedhjeve?

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë parashikon dënime nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, nëse dëmton zgjedhjet.

Më konretisht, Neni 326/a , parashikon që: Dëmtimi, prishja, shkatërrimi me dashje apo zëvëndësimi në kundërshtim me ligjin i pajisjeve, vulabe, kodeve të sigurisë apo çdo materiali tjetër zgjedhor të parashikuar nga ligji, dënohet me burgim gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Po këto vepra penale, kur kryhen nga personat përgjegjës për administrimin zgjedhor ose në bashkëpunim, ose më shumë se një herë, apo kur kanë sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, kanë sjellë pavlefshmërinë e tyre apo kanë cënuar rezultatin e votimit dënohen me burgim nga tre deri në tetë vjet.”.

Dhe Neni 330/ Pengimi i zgjedhësit, thotë se : “Pengimi i zgjedhësit për të votuar në qendrën e tij të votimit, duke shkelur rregullat e votimit, duke i marrë apo duke i dëmtuar dokumentin e tij të identifikimit, apo në çdo formë tjetër, dënohet me burgim nga një vit deri në pesë vjet.

Kur kjo vepër kryhet më shumë se një herë, ndaj më shumë se një zgjedhësi apo kur kryhet nga komisionerë zgjedhorë, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.”

Ndryshimet në Kodin Penal janë bërë të gjitha me propozimet e PD-së dhe me konsensus. Tani ndodhen përballë faktit që njerëzit rrezikojnë burg nëse tentojnë të dëmtojnë zgjedhjet, dhe në fund nuk do dënohet Basha.

Ai pret që të përdoren militantët dhe demokratët dhe në fund ai i braktisë, ashtu sikurse ka bërë në shumë raste.

Do t’i braktisë sikurse bëri me protestuesit e Kukësit, për Rrugën e Kombit, do t’i braktisë sikurse bëri me rastin e Astirit, apo siç ka ndodhur me dhjetëra protestues.

Basha bën thirrjen dhe në përfundim me ligjet e propozuara nga vetë ai, burgun e bëjnë militantët dhe Luli gëzon miliona eurot e fituara nga marrëvëshja me Ramën.(CNA.al)