Prindërve izraelitë u thuhet të heqin rrjetet sociale nga telefonat e fëmijëve të tyre përpara se militantët e Hamasit të fillojnë transmetimin e pritur të videove të pengjeve të marra gjatë fundjavës.
Shoqata e prindërve të një shkolle në Tel Aviv ka thënë se i është thënë të bllokojnë videon e pengjeve “duke u lutur për jetën e tyre“.
Në një mesazh për prindërit, u kërkoi atyre që të hiqnin aplikacionin TikTok në veçanti nga telefonat e fëmijëve të tyre.
“Ne nuk mund t’i lejojmë fëmijët tanë t’i shikojnë këto gjëra. Është gjithashtu e vështirë, për më tepër, e pamundur, të bllokohet gjithë kjo përmbajtje në mediat sociale. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.”
Hamasi ka pretenduar se po mban më shumë se 100 robër, duke përfshirë oficerë të ushtrisë izraelite.