osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bllokohet komisioni për hetimin e Shkëlzen Berishës, Edi Paloka nuk firmos shkresat për ish-kryeministrin dhe djalin e tij

Bllokohet komisioni për hetimin e Shkëlzen Berishës, Edi Paloka nuk firmos shkresat për ish-kryeministrin dhe djalin e tij

Bllokohet puna në komisionin hetimor të drogës. Partia Demokratike ka nisur tentativat për të bllokuar hetimin e çështjeve që ka kërkuar mazhoranca. Dje u mblodh komisioni hetimor i njohur si “komisioni Tahiri”, por në këtë komision PD dhe PS po hetojnë çështje të ndryshme. PD heton ish-ministrin, ndërsa PS do të hetojë gjithë fenomenin e kanabisit si dhe rolet që kanë pasur Sali Berisha, djali i tij Shkëlzen Berisha dhe Lulzim Basha.

Por dje në komision ka pasur debate. PS kishte hartuar 8 shkresa për 8 institucione për të kërkuar informacione dhe kreu i komisionit kishte firmosur vetëm pak prej tyre, duke mos firmosur shkresat kundër Berishës, djalit të tij dhe Bashës.

Sipas rregullores, që shkresat të shkojnë në institucione duan votën e kryetarit, por Edi Paloka argumentoi e PS ka dalë nga objekti i komisionit dhe refuzoi të firmosë. Por kjo ka sjellë bllokimin e punës së komisionit, pasi PS është mazhorancë dhe socialistët paralajmëruan se nëse nuk firmosen shkresat, ata do rrëzojnë çdo nismë. Sinjali u dha dje, pasi nuk u pranua grupi i ekspertëve. PS me 6 vota e rrëzoi propozimin e opozitës.

Hetimi i Shkëlzen Berishës

Mazhoranca ka kërkuar që të hetohen të gjithë zyrtarët e lartë dhe personazhet e njohur të cilët janë të akuzuar se janë implikuar me trafikun e drogës. Një nga këta emra është edhe djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, i cili është akuzuar nga Izet Haxhia se ka lidhje me trafikantë droge dhe është i përfshirë në trafik armësh.

Për këtë arsye në shkresat që u janë drejtuar policisë, SHISH apo prokurorisë kërkohen të dhëna mbi persona me influencë që mund të kenë pasur lidhje me drogën. Por edhe hetimi i kësaj çështjeje po pengohet nga opozita. Në një kohë kur janë firmosur kërkesat për të hetuar lidhjet e Klement Balilit me LSI, nuk po veprohet njësoj për ato çështje ku përfshihen Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Lulzim Basha. “Nuk ke firmosur shkresat për hetimin e Shkëlzen Berishës.

Normalisht nuk ke si ti firmosësh”, tha nënkryetarja e Komisionit  Ermonela Felaj në komision duke ju drejtuar Palokës. Kjo deklaratë tregon se janë pikërisht akuzat ndaj djalit të ish-kryeministrit që po sjellin zvarritje.

Shkresat për Bashën e Berishën

Gazeta ka siguruar shkresat e socialistëve që do i drejtohen 8 institucioneve. Një institucion ku do ketë verifikime është SHISH, të cilit i janë kërkuar informacione për lidhjet e Berishës me Agron Kuliçajn. “Kërkohen të dhëna në lidhje me dorëheqjen apo detyrimin për dorëheqje të zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, ish Drejtorit të Forcës Lëvizëse Operacionale Arjan Mucaj, pas përplasjeve me ish krahun e djathtë të ish Kryeministrit Sali Berisha dhe zv/Drejtor i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj, shqetësim i përshkruar në Kabllogramet e Ambasadës Amerikane”, thuhet në kërkesën e socialistëve. Një tjetër shkresë që ka hapur debat dje është ajo për të hetuar Lulzim Bashën gjatë kohës që ka qenë ministër i Brendshëm.

“Kërkojmë të dhëna të nxjerra nga Protokolli i Ministrisë së Brendshme në lidhje me takimet e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Withers apo të vendeve të tjera partnere si edhe të Agjencive që asistonin Policinë e Shtetit me ish Ministrin e Brendshëm Lulzim Basha në lidhje me shqetësimet e përcjella nga zoti Ambasador për implikimin e zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit në trafikun e lëndëve narkotike, favorizimin që i është bërë nga këta zyrtarë të lartë grupeve kriminale që operonin në vend dhe shënimet që janë mbajtur në ato takime dhe masat që janë marrë kjo referuar kabllogramit të Ambasadës Amerikane të datës 25 Nëntor 2009”, thuhet në shkresën e socialistëve. Por as kjo kërkesë nuk është firmosur, duke penguar kështu hetimin./SOT