Autoritetet italiane kanë bllokuar një sasi prej 156 mijë eurosh në Portin e Barit dhe në pranga kanë vënë 7 persona, të cilët kishin si destinacion shtetin shqiptar.
Sipas mediave italiane, zyrtarët e Agjencisë Doganore në bashkëpunim me ushtrinë e Guardia di Finanza-s kanë zbuluar 156,151 euro të pa deklaruara, të cilat do të transportoheshin nga 7 persona të kombësive të tyre, mes tyre edhe një shqiptar e dy kosovarë.
Mes 7 të arrestuarve rezulton dy shtetas nga Kosova, një nga Shqipëria, një gjerman, një serb, një italian dhe një algjerian.
Sipas policisë italiane, e gjithë shuma e parave kishte si destinacion Shqipërinë, ndërsa sasia e lejuar është deri në 10 mijë euro.