Pas rikthimit në normalitet thuajse të të gjithë fakulteteve në vend, edhe në fakultetin e drejtësisë nga nesër do rifillojë mësimi.
Mirëpo ndryshe nga ç’ndodh në auditorët e fakulteteve të tjera, studentët e Juridikut do zhvillojnë mësim në ambiente të tjera derisa një grup i vogël studentësh e jo-studentësh të lirojnë korridoret të cilat i kanë zaptuar me karrige, per arsye politike te partive opozitare.
Kështu bëhet me dije se: Fakulteti i Drejtësisë do të nisë mësimin sot pasdite në ambiente të tjera. Ky vendim vjen pas kërkesës që studentët i kanë bërë dekanit të shkollës Artan Hoxha./Lexo.al