Kryeministri Rama ka reaguar pas planit te PD dhe LSI per te bllokuar disa akse rrugore, duke perdorur kauzen e studenteve e duke mos lejuar as keta te fundit te dialogojne.
Me ane te nje postimi ne twitter kryeministri Rama ka bere nje pyetje retorike per te gjithe ata militante qe jane organizuar nga Basha e Kryemadhi per te bllokuar, duke shkruar “Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?”
Postimi i plote:
A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?