Deklaratë për mediat Djathtas 1912!
PS dhe PD, që janë të afta të bëjnë çdo gjë për interesat e tyre, ia kanë dalë të pengojnë votimin dhe numërimin elektronik në Shqipëri!
Kreu i KQZ-së, duket se ka vendosur të mos e zbatojë këtë proçes qe garanton lirinë e votës as në Tiranë. Kjo është një vjedhje e bashkërenduar e votës së shqiptarëve nga PS dhe PD.
Vetëm këto dy forca politike kanë komisionerë zgjedhorë, dhe duket se pakti për mbylljen e listave zgjedhore, ku të dyja palët u kënaqën në kurriz të qytetarëve shqiptarë, e ka lënë Shqipërinë të ndarë në “çifligje elektorale”.
Për më tepër, vota e diasporës, e cila pretendohet të realizohet, duket se synon të manipulohet përmes sistemit të patronazhistëve, një praktikë që tashmë është bërë normë.
Ky pazar përfundon me faktin që votat e shqiptarëve do të numërohen vetëm nga Rama dhe Berisha!
Tashmë, në këtë skemë duket se është përfshirë edhe kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i cili nuk ka asnjë detyrim ligjor për të kërkuar leje nga Rama dhe Berisha për të zbatuar votimin dhe numërimin elektronik.
Tashme është akoma me e qartë: ata janë bashkuar për të manipuluar dhe “shqyer” votën e shqiptarëve, sepse e ndjejnë refuzimin masiv të qytetarëve.
Prandaj, shqiptarët, qoftë edhe për këtë arsye të vetme, duhet të dalin masivisht në zgjedhje, të votojnë të lirë dhe të ndëshkojnë ata që po grabisin të ardhmen e tyre dhe të vendit.