Më shumë se 100 forca policie janë angazhuar në Vlorë, pasi Sokol Sinomati, i njohur me nofkën ‘Buzëderri’ ka marrë leje nga burgu dhe po merr pjesë në ceremoninë motorë të djalit të tij Gëzim Sinomati i cili u ekzekutua mbrëmjen e 7 janarit me snajper.
Dhjetëra makina policie shoqërojnë ish-anëtarin e bandës së Gaxhait.
Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën ‘Buzderri’, një personazh shumë i njohur në vitet ’97 në Vlorë.
Sokol Sinomati ka qenë pjesë e bandës së Gazmed Brakës i njohur me nofkën ‘Gaxhai’.
Pjesë e grupit të Gaxhait kanë qenë asokohe edhe Armando Sulejmani alias ‘Çipuri’, Edmond Leskaj, Gazmend Nebiu e Alfred Nebiu alias ‘Kakami’.
Përplasjen më të fortë ata e kanë pasur më bandën e Zani Çaushit.
Sokol Sinomati e Armando Sulejmani i shpëtuan dënimit me burg përjetë dhe u liruan nga burgu në vitin 2014 pasi kishin kryer 16 vite burg.