Ka qënë IEPV “Jordan Misja” apo burgu 313 ai që ka miratuar lejen e veçantë për të paraburgosurin Bajri dhe ia ka dërguar Prokurisë së Shkodrës.
Në këtë dokument sqaron se për rastin e Bajrit janë paraqitur dokumente që vërtetojnë fatkeqësinë që i ka ndodhur në familje. Konkretisht atij i ka vdekur babai shtetasi Jonuz Rustemi Bajri, i cili është varrosur sot në orën 12:00 në një ceremoni në qytetin e Shkodrës ku mori pjesë edhe i forti Shkodrës, Safet Bajri.
Ndër të tjera, dokumenti thekson se, për shkak të rrezikshmërisë së personit që po i miratohet leja kërkohet marrja e masave të larta të sigurisë në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ç’ka lë të kuptohet se për gjashtë orët që Bajri ka qëndruar në liri Shkodra është blinduar sërish. Leja për lirimin e Safet Bajrit mban datën e djeshme 31 janar 2019.
Mësohet se Safet Bajri u nis drejt qytetit të lindjes rreth rreth 10:20 të paradites së të premtes për të mbërritur në varrimin e të atit rreth orës 13.00. Burime të besuara thanë se jo vetëm policia kishte marrë masa sigurie, por edhe vetë familjarët janë kujdesur për këtë.