Drejtuesi i Nisma Thurrje ka bërë përgjegjës kreun e Drejtorisë së Patentave, Blendi Gonxhja, për ngjarjen e një ditë më parë tek Diga e Liqenit.
“Falë Blendi Gonxhes, që e rriti çmimin e patentës, sot në rrugë të vrasin vetëm hajvanët me makina luksi!
Imagjino çfarë do kishte ndodhur sikur ky tipi ta kishte blerë patentën më lirë se 850 mijë lekë?
Do kishte përplasur këtu ndonjë Golf katër, i cili mezi ngjitet deri tek bordure”, shkruan ai.
Atij i është përgjigjur vetë Gonxhja.
“Surrat i ri, politik e vjetër! Ndaj mezi merr 1% në çdo zgjedhje! Ironiku i Thurrjes godet partinë e tij të parë! Doktor Adhamudhi, E-Ndriti, patetiku i Nismës Mburrje, ngec në një tjetër status aksidental. Nuk i pi ujë receta, sepse përton, s’njeh, s’lexon, s’informohet drejt mbi problematikat dhe zhvillimet e shoqërisë që rreket të shpëtojë! Gati 8 vjet në timon ka personi i ngjarjes që E. Shabani komenton, patentën e ka marrë në vitin 2016, kur DPSHTRR-në e drejtonte kolegu LSI-st i Shabanit, Ylli Spahiu! Me rregull treshi, se aq nivel lejon statusi banal i kreut të pjellës së LSI (nismës #), fajin s’ja ka Gonxhja, por rrënja e vet!
Bravo për vetëdemaskimin o Doktor i Shkencës! Ndërsa për çmimin e patentës, Gonxhja i rri qëndrimit të vet, për proces Autoshkollimi cilësor, jo gjysmak, jo fiktiv, jo në të zezë e jo nën koston minimale që ky shërbim kërkon që të kryhet ligjor e në një standard serioz! Ti o opozitar i cekët, nëse do doje të kuptoje e të reagoje racionalisht e me seriozitet, duhet ta mbështesje Gonxhen si qëllim e si kauzë, që brezat e rinj të dilnin shoferë edhe më të mirë, që rrugët e qytetet të qenë edhe më të sigurta, por ti nuk e ke misionin as të rregullosh gje e as të punosh për interesin publik, e ke “sa me u gjend Kola në punë”, ndaj dhe elektorati s’ta var!
Ti je më keq se ai personi që fluturoi me BMË, ti fluturon me presh…! Ti në mënyrë të ndërgjegjshme abuzon, gënjen, keqinformon duke përdorur edhe atë pak rol minimal por sidoqoftë publik që ke, kundër interesit real publik, duke ia larguar opinionit faktet dhe duke shpërdoruar edhe ato 1% të votave që një pakicë të dha, i frustruar që s’ke argument, që s’ke popullaritet, i vetëdënuar të plakesh pa lënë asnjë gjurmë në këtë vend!
Nëse do ishe aq detajist sa për të regjistruar Facebook-un tënd me Dok. para emrit (tregues kompleksi inferioriteti e krize vëmendjeje), për të njohur sadopak revolucionin, përpjekjet, sukseset e risitë e punës së ekipit të DPSHTRR, nuk do të katandiseshe sot, për shkak të daljeve mediokre si kjo, investitori më aktiv e kryeautor i dështimit tënd!
Humbësat si ty Endrit Shabani janë zhgënjim i qytetarëve të këtij vendi, që presin oponencë objektive, konstruktive, reale, inteligjente, me përmbajtje, kurajo e integritet, dinjitet e dedikim, jo pallavra meskine! Gjynah për abortin e NTH! Ti dhe tërë pseudokritikët si ty, më bëni nder sa herë më bini në qafë, njëkohësisht duke dëmtuar ju veten, sepse për DPSHTRR flet puna dhe qytetarët që marrin 3 milionë shërbime në vit nga enti i transformuar rrënjësisht që drejtoj”, shkruan Gonxhja.