osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Blendi Gonxhe zbulon benefitet e lejes së re të qarkullimit: Në një dokument do të jenë tre

Blendi Gonxhe zbulon benefitet e lejes së re të qarkullimit: Në një dokument do të jenë tre

I ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Radari Informativ”, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka folur për lejen e re të qarkullimit.

Gonxhe tha se dokumenti i ri i jep mjaft dinjitet qytetarëve shqiptarë, pasi në të përfshihen 3 dokumente në një.

Kreu i DPTRR-së, theksoi se ky dokument gjithashtu ul në 40% kostot për qytetarët shqiptarë dhe merret vetëm një herë.

Ai theksoi se drejtuesit e mjeteve që kanë lejen e vjetër të qarkullimit nuk janë të detyruar të marrin të renë, vetëm në rast se ata kanë dëshirë.

Gjithashtu në lejen e re të qarkullimit është e përfshirë edhe leja ndërkombëtare.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Leja e re e qarkullimit, ka patur probleme?

Gonxhe: Jo nuk kemi patur probleme, mundi për të qenë gatoi për sot ka qenë i duhuri. Nuk patëm asnjë problem me qytetarët. U mësuam që të bashkonim disa dokumente në një, duke lehtësuar ndjeshëm qytetarët dhe duke ulur kostot ndjeshëm.

Xhokaxhi: Cilat janë dokumentet që bëhen në një?

Gonxhe: Ajo e njohur si certifikata e pronësisë së mjetit, leja e vjetër e mjetit, dhe leja ndërkombëtare e qarkullimit. Janë tre dokumente që njehsohen, që vijnë në ndërthurje dhe me disa sisteme, në mënyrë që të kemi një dokument që të ofrojë vetëm me një faqe print dhe jo me dy. Dokumenti i ri merr vetëm një minutë kohë në prodhim. Por ky dokument i ri rritet ndjeshëm dinjitetin, si dhe ofron garanci, por njihet dhe nga ndërkombëtarët. Ne po mundohemi të ulim tarafit dhe kosto. Aktualisht është 40% kursimi për qytetarët, janë 150 mijë përfitues në vit. Po t’i shumëzojmë na japin 1.75 milionë euro për një vit.

Xhokaxhi: Ka barcod, ka chip, si veprohet?

Gonxhe: Këtu nuk jemi në nivelin e chipi-it, kjo është një letër speciale për të rritur rezistencën. Është rezistente ndaj lagështirës, vajrave, është rezistente ndaj një zhubrosjeje. Është shumë i lexueshëm. Vendosja e të dhënave është bazuar në kodet e vendeve Europiane. Ka dhe një barcod që e bën të vështirë për falsifikim, ka dhe elementë të padukshëm, që janë dhe sekretë, që bëjnë që ne të kemi siguri totale për mos falsifikimin e këtij dokumenti. Është i paskadueshëm në kohë. Ne kemi bërë që qytetarët të vijnë sa më rrallë, vetëm kur ata ndërrojnë pronësi ose e humbin atë. Askush nuk është i detyruar ta ndërrojë.

Xhokaxhi: Nëse një qytetar ka lejen e vjetër, por dëshiron të marrë lejen e re, mund të vijë ta bëjë, nëse nuk do, rri deri në skadimin e lejes së vjetër?

Gonxhe: Ideja është që as leja e vjetër nuk do vuloset më. Nuk është një taksë e re, nuk është një detyrim i ri, është vetëm për ata që e duan nga sot e tutje. Ky dokument na barazon me vendet Europiane.

Xhokaxhi: Kur flasim që është leja ndërkombëtare brenda kësaj lejeje, është e vlefshme për çdo vend të botës?

Gonxhe: Kjo është e vlefshme, dhe asnjë shtet nuk do e krahasonte atë dokument që kishim, me këtë dokument që pa përsosje të elementëve të sigurisë. Pra absolutisht që mund të ketë ndonjë polic jashtë që nuk pranon shlyerjen e afatit tonë, por ne jemi këtu dhe do sqarojmë çdo rast edhe me shtete e tjera. Është një dokument që zëvendëson lejen ndërkombëtare të qarkullimit. Nëse do të ndodhë ndonjë problem me ndonjë polic, ne jemi këtu për ta sqaruar.

Xhokaxhi: Si bëhet aplikimi?

Gonxhe: Nuk kemi ndryshuar asgjë nga zakoni që kishim. Kurdo qoftë që ju do keni nevojë të bleni një makinë të re, apo ju ka humbur dokumenti, në çdo rast si kjo që përmenda, do merrni dokumentin e ri me më pak para. Aplikimi është në sportel direkt, nuk është një dokument që merret me anë të postës.