Iu deshen Perendise vetem 6 sekonda te derdhte vrerin e saj mbi kete vendin tone, dhe neper rruge vershuan nga frika jo gjithe mileti por vetem 600 makuter.
600 halabake qe bejne politike, qe vjedhin, qe vrasin, qe nxijne atdheun e tyre dhe tonin.
6 sekonda zgjati mllefi i Zotit dhe porsi me dore e kishte ndare nga 3 sekonda per dy epiqendra.
E filloi ne Gjirin e Lalezit buze detit dhe e mbylli ne Tiranen e veremosur nga vapa. Ishte kronike e nje shkundjeje te paralajmeruar per elitat halabake arnaute qe vjedhin e vrasin ne Tirane e me pas pushojne e kurverojne ne Gjirin e Lalzit.
4 korriku tashme nuk do kujtohet vetem si dita e pavaresise Amerikane dhe datelindja e Edi Rames por shenojeni ne memorien tuaj me germa te zeza:
4 korrik 2018, menxyra paralajmeruese!
Ishte shpotites mengjesi i sotshem ne zemer te Shqiperise. Nje mengjes i nxehte qe skuqi jo nga turpi, por skuqi nga frika 600 matrapaze qe kane marre peng kete vend. Panik dhe frike mes hajduteve, vrasesve, politikaneve, dallaveraxhinjve qe u leshuan te lebetitur rrugeve bashke me familjet e tyre.
Mengjes i nxehte mbreselenes, monstrat vershuan ne rruge nga frika e termetit ndersa edukatoret qendruan ne çerdhe me femijet e bukur. Furrxhiu vazhdonte te gatuante buken, mjeku i qendroi ne koke pacientit, studenti jepte i qete provimin e rradhes…
Po ti u trembe nga termeti i sotshem?
Mos perto, beja nje inventar mekateve te tua!