osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bledi Mane: Më mirë gjoksi natyral i Ilda Bejlerit sesa ferexheja hipokrite e nuses së djalit të Mustafa Nanos

Bledi Mane: Më mirë gjoksi natyral i Ilda Bejlerit sesa ferexheja hipokrite e nuses së djalit të Mustafa Nanos

Nga Bledi Mane

1.

Dukej sikur kishin bërë ujdi muaji i prillit me vajzën simpatike. Pas shumë ditëve të ftohta me shi, muaji i dytë i pranverës ishte rakorduar aq bukur me Ilda Bejlerin sa kjo e fundit pikërisht atë mëngjes kishte ardhur në fakultet e veshur me një palë streçe të purpurta dhe një xhup të shkurtër që ia ekspozonte edhe vithet edhe gjoksin.

E kisha shoqe shkolle dhe si gjithmonë ajo ulej vetëm me mua nëpër orët e leksioneve dhe seminareve. Ndihesha jo vetëm i privilegjuar por kisha filluar tu shisja mend edhe shokëve të tjerë studentë që i aviteshin Ildës 360 gradë për ti tërhequr vëmendjen. Tipike me indiferencën e saj dhe kryeneçe sepse e dinte që vëzhgohej e ndiqej me sy në oborrin, shkallët, koridoret apo kafenetë e fakultetit, bukuroshja Bejleri vetëm sa tërbonte me ecejaket studentë të hutuar dhe studente inferiore.

Ishte pikërisht ajo ditë e çartur por e bukur prilli kur një nga shokët tanë studentë të gazetarisë, nuk përballoi dot linjat e ekspozuara të bollshme të Ilda Bejlerit dhe ashtu i rënduar psikologjikisht dhe seksualisht, mes mjegullës erotike që shpërndante studentja Bejleri, shoku ynë pra Sokol Saliasi nga Skrapari, i ndezur e i nxehur vrapoi në banjat e katit të tretë të Fakultetit të Histori-Filologjisë duke u zbrazur i tëri dhe teksa derdhej rënkonte me zë fjalët Ildaaaa, Ildaaaaa, Ildaaaa, Ildaaaaaaaaaaaah…

10 vjet më vonë një natë tjetër pranvere, një tjetër skraparlli pasi kishte ndjekur në televizor ndeshjen e kampionatit italian mes Napolit e Romës, kishte pritur të shihte edhe postndeshjen ku gazetarja tashmë e njohur Ilda Bejleri e paskësh provokuar me veshjet e saj ekstravagante.

Mustafa Nano gazetari me 2 gra, me 2 vendbanime, me 2 fëmijë, me 2 shtëpi, me 2 programe televizive, me 2 libra të botuar, me 2 polaritete sjelljeje profesionale na qenka ofenduar e lënduar nga vithet dhe gjoksi i ekspozuar i Ilda Bejlerit në një ekran privat sportiv që shihet me pagesë.

Që Mustafa Nano nuk po gjen dot veten në tregun e egër mediatik të Tiranës, nuk ka pikë mëdyshjeje. Por i lenë në bisht të kavallit nga revolucioni teknologjik, kjo kurrësesi nuk përbën arsye për të poshtëruar  asetet e bollshme e të kolshme që nëna natyrë ia ka falur bukuroshes gazetare.

Mustafai ka kohë që ka humbur një betejë të brendshme me të tijët dhe si disfatist i proklamuar tashmë po ulëret në oborrin e komshiut përballë.

Me tendencë e me qëllim, unë po e personalizoj debatin dhe zënkën mes Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos, pasi ky debat sa ordiner dhe cinik, më shëmbëllen në vija të trasha artikullin e më pas librin e famshëm të amerikanit Samuel Huntington “Përplasja e qytetërimeve”.

Përballë kemi një baba të divorcuar nga gruaja e parë, kemi Mustafa Nanon të cilit si shpagim dy djemtë e tij iu hakmorrën. Iu hakmorrën se Muçi sapo erdhi në Tiranë ua divorcoi nënën e tyre. Atë që djemtë e tij nuk e gjetën te shtëpia, shkuan e gjetën te xhamia. Konvertimi i tyre në besimtarë muslimanë ishte hapur e shkoqur një përpjekje për ti treguar babait se gjeneza e tyre prej shqiptari që kurrë nuk u latua nga asnjë besim fetar, mbetet e brymosur edhe sot. Një hekurudhë e vjetër dhe e gjatë shqiptare, e ndryhkur nga dallaveret e historisë që kurrë nuk e çoi lokomotivën e identitetit kombëtar në destinacionin final. Djemtë e Mustafait me emër islamik dhe maskë hipokriti sekularisti, janë shembëlltyra e qindra mijëra shqiptarëve ndër shekuj që një vend kaq të vogël e mbushën me dy besime fetare dhe 5 sekte derivate të tyre me arsyet e thjeshta herë për ti bërë fresk Bizantit, herë Vatikanit, herë Stambollit dhe herë Athinës.

Te djemtë plangprishës të Mustafait gjej veten unë, ti, ata përballë, ata në Veri e ata në Jug. Është një lloj edukate e poshtër që na e kanë yshtur paraardhësit tanë dembelë e të paarsimuar, një lloj edukate që pak kohë u devijua nga Rilindasit e vërtetë të fillimshekullit XX-të por që pas viteve ’90 u rrënua e u harbua duke sharlatanizuar një vend evropian.

E ti kthehemi Mustafa Nanos dhe përpjekjeve të tija disfatiste në luftën e hapur mediatike që i bën islamit domestik. Dështuar prej argumentave inatçore, babai Mustafa kurrë nuk i bindi fëmijët e tij ti rrikthehen jetës normale e sociale të Tiranës. Tashmë i lodhur nga besimtarët sipërfaqësorë muslimanë, ka rrëmbyer dyfekun e rradhës për të goditur feminitetin e bukuroshove shqiptare.

Unë e njoh mirë Ilda Bejlerin. Ia njoh mendjen, huqet, sjelljen, kapacitetin. E privilegjuar që ka lindur e bukur dhe sexy, kjo vajzë të paktën mes sakrificave u diplomua në gazetari dhe komunikim dhe konfidente me veten, bën moderatoren sportive.

Në një vend ku xhamitë, kishat, objektet e kultit, motelet, diskotekat, makinat, plazhet, tallavatë mbushen me rënkime hipokrite të përuljes ndaj teologëve apo kollovarëve me lekë, do isha krenar e do zghidhja të isha në krahun e gazetares Ilda Bejleri. Fundja brenda saj nuk ka as ligësi dhe as hipokrizi.

2.

Ilda Bejleri është një vajzë e re, e bukur, me cica e me bythë për tu admiruar. Një vajzë joshëse e ekranit që ka lindur në një kryeqytet evropian, në një vend evropian, me një demokraci liberale ku sundon kushtetuta e jo sherihati. Është një vajzë që seksualisht ndez edhe Mustafa Nanon, edhe pensionistin greko-shqiptar Janullatos, edhe imamin Ylli Gurra nga Dragostunja e Librazhdit, edhe baba Mondin e bektashinjve, edhe sportistë, edhe diplomatë të huaj, edhe terroristë të Isis, edhe Petrit Vasilin, edhe Edi Ramën, për Lul Bashën nuk jap garanci.

Identitetit tonë evropian i afrohet më tepër imazhi real dhe natyral i Ilda Bejlerit sesa ferexheja që ka mbuluar nusen e djalit të Mustafa Nanos. Ilda është transparente e nuk mashtron, respekton natyrën dhe trupin e saj. Fundja Zoti ndaj e ka nëmur këtë vend se historikisht atdheu ynë ka qenë i mbushur me hajdutë, kriminelë, perversë, kurva, baxhella, renegatë që pasi vrisnin, vidhnin apo palloheshin në errësirë, shkonin në kisha e xhami duke u hequr si ëngjëj.

Bythët, cicat, buzët, sytë e Ilda Bejlerit i ka ujdisur me duar perëndia.

Ferexhenë e zezë që mbulohet nusja e djalit të Muç Nanos e ka qepur Sanija, rrobaqepsja e rrugës Bardhyl!/Pamfleti.com