Nga Bledi Mane
Partitë historike dhe më të mëdha politike e kanë kuptuar që lidershipi i tyre i plakur, i lodhur nuk josh më elektorat. Zgjedhjet e prillit 2021 i ndezën motorët qysh tani në shtator dhe brenda kampeve politike ka filluar lakimi dhe përcaktimi i kandidatëve.
Listat e hapura, mot do e bëjnë më të fortë dhe më interesante garën elektorale ndaj socialistët, demokratët dhe lësëistët u janë turrur emrave dhe fytyrave të reja.
Partia Socialiste kandidon në Qarkun e Kukësit aktoren tropojane Arjola Demiri duke synuar të mbledhë maksimum votash në një qark ku PD fiton përherë shumicën e mandateve.
Në Qarkun e Gjirokastrës do të jetë e dyta në listën e kandidatëve Briseida Shehaj, ish socialistja e flaktë dhe ish drejtoresha e njohur e tatimeve e konvertuar tashmë në lësëiste. Me prindër nga Përmeti dhe Tepelena, zonjush Shehaj pretendon një mandat të dytë në qarkun jugor për LSI-në e Monika Kryemadhit.
Më të vështirë e ka sportistja kampione Klodiana Shala. Në kampin e Partisë Demokratike ajo është një emër i dashur e i respektuar por e fundit që vendos për emrat e kandidatëve demokratë është Aurela, gruaja e hekurt e liderit të squllët Lulzim Basha.