Nga Bledi Mane-Public Enemy
Oh çfarë torture ishte. E përzjerë me vapën e të njëtit korrik, të së njëjtës datë por e një viti më parë. Isha i vetmi gazetar që botova dhe kundërshtova me prova paradën bajate të ish kryetarit të Gjykatës së Lartë para komisionit të Vettingut.
E mbani mend vjet, kur Xhezahir Zaganjori ia hodhi fazës së parë të Vettingut? Askush nuk e kundërshtoi këtë aprovim. As e majta, as e djathta, as opinionbërësit, askush. Madje as 800 portalet dhe as 27 televizionet…
Pasditen e 26 korrikut 2018 telefoni im u raskapit nga thirrjet dhe mesazhet. Një më ofronte, një më k.ërcënonte, një më ftonte, një më mallkonte, një më bojkotonte, një më miklonte:
– Hiqe artikullin kundër Zaganjorit, mos e publiko, mos e tepro!
Me fakte dhe prova ia kisha argumentuar kryegjyqtarit të lartë shkollimin e frikshëm e të shtrenjtë të djemve të tij në Angli dhe Gjermani.
Isha i vetëm përballë një muri të lartë e të betonizuar të një batakçiu plak që ashtu si kolegët e tij kishte m.asakruar drejtësinë domestike prej gati 27 vitesh.
Unë, një ish b.urgaxhi dhe v.iktimë e drejtësisë po luftoja e po luftoj me ata që tentuan të shkatërronin jo vetëm jetën time por edhe jetët, pronat, lirinë dhe të nesërmen e një kombi të tërë.
Sot kryetari i Gjykatës së Lartë shqiptare, juristi, lektori, ambasadori, profesori i drejtësisë iku si legen mes turpit dhe ndëshkimit duke na rikthyer lirinë që tentuan të na i mbanin kyçur në b.urgun e tyre të makutërisë.
Dhe mos harroni por kujtoni se Xhezair Zaganjori ishte kandidat edhe për president republike në vitin 2012.
Lamtumirë Zaganjor, lamtumirë plaku i veremosur që more me vete miliona brenga dhe t.ortura të hallexhinjve shqiptarë të cilët
shpresonin te ty dhe te gjithë horrat e racës tënde për pak drejtësi. Vetëm pak drejtësi, asgjë më tepër!