Ky nē foto djathtas është xhelati, majtas xhelatit pinjolli. Ky djathtas është torturuesi, majtas tij trashëgimtari. Xhelati është plak tani por mbi lëkurë i rëndojnë ende krimet makabre që bënte gjatë komunizmit.
I biri i xhelatit megjithëse kanë kaluar 31 vite nuk e mori kurrë babain për dore e ta yshtte të kërkonte falje publikikisht dhe mediatikisht. Të paktën të justifikonte dhunën, poshtërimet, brengat, lëndimet, dhimbjet që babai i tij u shkaktoi dhjetra e qindra shqiptarëve të pafajshëm gjatë regjimit gjakatar bolshevik.
Ky mëkatari në foton djathtas është xhelati komunist Mehdi Bushati i cili pasi torturonte në biruca policie djem e vajza të pafajshme, i gjakoste, i pështynte, i urrinonte dhe më pas largohej për në shtëpinë e tij në Bllok.
Trokiste, derën ia hapte djali, Andi Bushati, dhe me duart e ndotura përkëdhelte të birin. Kanë kaluar 31 vite prej mëkateve fundore dhe ende në duart e Mehdiut ka gjak, ndërsa fytyra e Andi Bushatit ka mballoma pështyme, aciditet urine dhe turp familjar!