Nga Bledi Mane
Mos më keqkuptoni, nuk jam mjek dermatolog të mbush receta për të shëruar fytyra të tilla të yndyrosura e të brazdëzosura. Unë jam gazetar që ua shërbej lajmin para se pacienti t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale estetike por duke pranuar si fillim shkakun. Në dy fotot nga ana e djathtë laetë e poshtë po shikoni dy pacientë.
I pari është Ylli Rakipi i zbritur në Tiranë nga fshati Barmash i rrethit të Kolonjës. Badakçi provincial që i sforcuar në gazetarinë e kryeqytetit përlau godinën e Shtëpisë së Rinisë Komuniste në Tiranën e Re. E zaptoi në kohën e Sali Berishës president 1995, e privatizoi në kohën e Ilir Metës kryeministër 2001, dhe ndërtoi super pallat duke marrë leje ndërtimi në kohën e Edi Ramës kryebashkiak i Tiranës 2004.
Në fotografinë poshtë, majtas është vëllai i Yllit, jo i meteorit, por i Yllit. Albert Rakipi, ish zëvendës ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë së vitit 1997 kur spiunët, fajdexhinjtë dhe kriminelët e Sali Berishës i paiste me pasaporta diplomatike dhe largoheshin nga vendi ynë.
Alberti u konvertua bashkë me gruan e tij Jerina Zaloshnja në shoqëri civile e pasi hapën një shoqatë, përlanë me ndihmën e vëllait, një super sipërfaqe ngjitur me shkollën 9-vjeçare Edit’h Durham (ish shkolla 11 Janari) në zemër të Tiranës së re.
E përvetësuan, e privatizuan dhe morrën leje ndërtimi nga Lulzim Basha kur ishte kryetar bashkie në Tiranë…
Nuk jam mjek dermatolog që u riparoj cipën e fytyrës këtyre dy vëllezërve por jam thjesht një gazetar që u gris edhe cipën e fytyrës, u gris edhe brekët jo vetëm këtyre dy vëllezërve biologjikë por edhe dy vëllezërve politikë Edi Rama dhe Lulzim Basha.
Dhe ju vazhdoni mërzituni pse mbeti pa punë Ylli Rakipi!