Të gjithë Ministrat e Brendshëm të Ramës kishin lidhje me krimin përmes vëllait apo kushuririt, Çuçi i tejkaloi, u bë pjestarë i bandave kriminale
I emëruar në vitin 2020 në postin e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi nuk i shkëputi kurrë
lidhjet e tij me njerëz të botës së krimit dhe nëntokës, të cilët përmes favoreve që përfitonin për të ushtruar të qetë veprimtarinë e tyre kriminale pa u shqetësuar nga mbrojtësit e ligjit, i premtonin ministrit jo vetëm mbrojtje nga sulmet e kundërshtarëve por dhe i siguronin atij vota e pushtet për sa kohë ishte drejtuesi i Qarkut të Gjirokastrës.
Nuk ishte rastësi që Çuçi ishte ministri më famkeq dhe i paaftë i qeverisë Rama 1, 2 dh 3, i shkarkuar nga Kryeministri për skandalin e dhunës së dy kushurinjve nga ana e fisit Rraja në Krujë, ku familjar të ish deputetit i dhunuan barbarisht dhe e filmuan aktin e rëndë. Çuçi jo vetëm që kishte mbyllur sy e vesh për kontigjentët kriminal dhe bandat, por ishte bërë pjestarë i tyre.
Nga burimet konfidenciale të siguruara nga ekskluzive.al, provohet se Ministri Bled Çuçi ka pasur lidhje me një individ shumë të rrezikshëm, i dënuar për vrasje dhe trafik si nga autoritetet ligjzbatuese shqiptare dhe ato të huaja, por më flagrantja është, se Çuçi në kohën kur ka mbajtur postin e ministrit, ka dal në fotografi duke qeshur në shoqërinë e personit në fjalë, i cili mban një armë tip pistoletë në dorë drejtuar nga kamera.
Kjo fotografi provon, se ministri nuk ka dal pa dijeninë e tij me personin në fjalë, për të cilën mund të justifikohet se nuk e njihte të kaluarën e tij dhe është në foto me një mbështetës të partisë socialiste, pistoleta e drejtuar nga kamerat dhe fytyra e ngërdheshur e tij e bënë pjesë të grupit kriminal të drejtuar prej tij, sidomos në ndihmën që ka kërkuar në fushatën e vitit 2021 në qarkun e Gjirokastrës.
Personi në fjalë që pozon me deputetin, i cili në atë kohë mbante detyrën e drejtuesit të qarkut të Gjirokastrës, është arrestuar disa muaj pasi ka shkrepur foton dhe gjatë këqyrjes së telefonit të sekuestruar nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës, i është gjetur fotografia mes Çuçit dhe personit në fjalë.
Me zhbllokimin e aparatit celular që mbante numrin xxxxxxx468 nga Prokuroria e Tiranës, janë zbardhur bisedat mes këtij personi dhe deputetit Bled Çuçi, ku ky i fundit i kërkonte favore për zgjedhjet lokale të vitit 2019 dhe atyre qëndrore të vitit 2021.
Për shkak se Bledi Çuçi në atë kohë ishte deputet dhe prokurorët e çështjes ranë rastësisht në gjurmët e tij, këta të fundit nuk ndërmorën veprime ligjore ndaj tij për shkak të imunitetit parlamentar. Çështja u mbyll dhe kohë më pas Bledi Çuçi u emërua Ministër i Brendshëm nga Edi Rama, për rezultatin “spektakolar” në zgjedhje në qarkun e Gjirokastrës.
Ekskluzive.al ka siguruar përmes burimeve konfidenciale të gjithë faktet për lidhjen e ish ministrit me personin në fjalë, jo vetëm me fotografinë por dhe bisedave telefonike dhe korrespondencës së tyre, që tregojnë gjunjëzimin e Bledi Çuçit ndaj kriminelëve dhe grupeve kriminale, për pushtet dhe disa vota më shumë./VIJON…