Bledar Skënderi u shkarkua nga detyra si Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, i cili u padit në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre.
Autoriteti në kallëzimin e tij për në SPAK, sqaronte se ky vendim erdhi pas kontrollit të ushtruar në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, pas alarmit të ngritur nga Bashkimi Evropian për disa lloje akulloresh që kishin përbërës të rrezikshëm për shëndetin.
Drejtori i AKU asokohe Bledar Skënderi nuk mori asnjë masë, nuk kreu inspektime, nuk bllokoi këto produkte dhe nuk i tërhoqi nga tregu akulloret e rrezikshme. Kujtojmë se Bledar Skënderi përpara se të merrte detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, mbante postin e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Por pas shkarkimit nga detyra si drejtor i AKU, Bledar Skënderi katapultohet në Agjencinë për Hartimin e Programeve të Veçanta të Shtetësisë. Por nuk mjafton me kaq duket se qëndrimi i tij në krye të AKU, i ka lindur ideja të hap një kompani “Kosova OIL”.
Kjo kompani merret me tregti me pakicë të gjitha llojeve te karburanteve, gazit e nenprodukteve te tyre, vajrave lubrifikante, bar-kafe, fast food, tregti me pakicë e artikujve ushqimore dhe industriale, servis automjetesh, gomisteri, lavazh, qiradhenie, transport mallrash per nevojat e tij.
Në këtë kompani Bledar Skënderi na shfaqet si ortak me 33.33% të aksioneve me ortakë të tjerë të cilët dhe ata kanë të njëjtën kuotë aksionesh.
Por në faqen e “Facebook” të kompanisë “Kosova OIL”, Bledar Skënderin e quajnë “shefi” dhe me humor i shkruajnë se “Sot është pushim, por meqë po afron dita e pagave, po postojmë ca foto të shefit, që t’i kujtojmë se ne punojmë edhe të dielën”.
Vetë ish-drejtori i AKU-s, Bledar Skënder e ka reklamuar kompaninë në faqen e tij personale në facebook. Inagurimit të kësaj kompanie nuk mund ti mungonte edhe muzika për këtë event kanë zgjedhur këngëtaren Eneda Tarifa që të ftuarit të ndihen familjar dhe të marrin karburant te “Kosova OIL”.
Kompania e cila ka si aksioner “shefin” Bledar Skënderi me 33.33% të aksioneve është krijuar me 4 prill 2022 si një Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar.