Që prej ditës së djeshme banka BKT, vazhdon të jetë në një “black out” duke i lënë klientët e saj në ‘errësirë’ të plotë.
Banka Kombëtare Tregtare njoftoi dje se ka disa problemeve teknike në sistemin qendror bankar, dhe po ndodhin ndërprerje në disa shërbime bankare.
Gjithashtu është parë edhe një radhë e madhe jashtë bankave.
Në njoftimin e saj në rrjete sociale, vetë BKT thotë se ekipet e IT dhe partnerët globalë po bëjnë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur. Institucioni kërkon ndjesë për këtë avari në sistem duke shpresuar që gjithçka të rregullohet.
Burime për gazetën Shqip thonë se ka pasur një lum ankesash, nga qytetarët të cilët nuk po marrin shërbimin për të cilin paguajnë.