Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e një tjetër procesi për përzgjedhjen e kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit.
Deri më tani e kanë kaluar fazën 103 kandidatë nga 321 që morën pjesë. Mësohet se dje përfundoi dhe procesi i testit për aftësitë fizike dhe përzgjedhjes së kandidatëve.
Ambasada bën të ditur se jo të gjithë ia dolën, pasi procesi ishte i vështirë.
“Urime kandidatëve të cilët kaluan në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit.
Jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë.”, shkruan Ambasada Amerikane.